Rreze Dielli, Jug sot na ka dërguar në plazhet e bukura të Livadhit, Dhërmiut dhe Himarës, ku na ka njohur me shërbimin në restorantet dhe çadrat në breg si dhe me një shërbim tejet relaksues për pushuesit siç është masazhi dhe fizioterapia.
Shërbimi në çadrat dhe lokalet pranë bregut të detit
E tashmja është ajo që është, ajo që ekziston. Ajo që ekziston nuk mund të jetë pjesë e diçkaje që nuk ekziston. Ajo që është reale, e prekshme dhe e ndjerë është para syve tanë.
Teksa pamja na mbulohet me hapsirën e pafund të detit, mund të ndodhë e paimagjinueshmja, mund të meditosh duke ndjerë shijen që të ofrohet. Ju do të pushoni së fjeturi duke qenë zgjuar. Kjo është magjia e mendjes teksa pushimet zgjedhin të jenë pjesë e jona.
Gjatë këtyre ditëve në bregun e jugut, po takojmë personazhe që na rrëfejnë mesazhe nga më të ndryshmet. Sot e fillojmë ditën në plazhin e livadhit, ku Aldo menaxheri i një prej bareve të vendosura përgjatë bregut na sjell emocione të punës së tij.
Aldo rrëfen për kamerën e Report Tv:
“Në pjesën e restorantit operojmë me ushqime deti, përfshirë këtu friturat dhe mikset, frutat e detit, karkalecat, midhjet, oktapodi që ne i kemi produktet e para të lokalit tonë. Në kuzhinën tonë bëjmë një ndërthurje midis tradicionales së Shqipërisë dhe pjesës së Greqisë, pasi kemi një kuzhinjere me eksperiencë, ka rreth 13 vite që punon me kuzhinën, ku ka punuar edhe në Greqi.
Në bar kemi një barist që ka rreth 20 vite që punon në clubet e Tiranës dhe të Greqisë. Në këtë sezon kemi pasur shumë turistë të huaj, shumica e tyre janë shumë të mrekulluar nga natyra, shërbimi i plazheve tona.
Unë jam nga Tirana dhe gjatë sezonit veror vij këtu dhe punoj për të nxjerrë disa fitime. Ne punojmë rreth 3 muaj e gjysmë këtu, nga qershori deri në mes të shtatorit. Ne kemi dhe pishinën e cila mbushet plot me pushues dhe pijnë koktejle.
Çmimet këtu nuk kanë ndonjë ndryshim nga Tirana, një koktejl për shembull që është 600 lek këtu, aq shkon dhe në clubet më të mira të Tiranës. Një shishe ujë shkon deri në 80 lek. Pra çmimet i kemi afërsisht më Tiranën. Kafja është 130 lek, frape marrin shumë këtu është 250 lek.
Në restorant flasim për pasta që variojnë nga 500-700 lek, përfshirë këtu edhe frutat e detit që kanë goxha kosto
Përsa i përket shezlloneve, çmimet janë 600 lek një shezllon”.
Emirjan Cena, një djalë nga Kukësi i cili kishte 8 vite që punonte në lokalin “Blu Bay”, vetëm gjatë sezonit veror.
“Kemi dy persona, kamariera që rrinë non stop këtu në çadra. Unë gjithashtu merrem me sistemimin, bëj edhe kamarierin, por jam edhe te pjesa lart e lokalit. Njerëzit ndoshta mund të ankohen pak për çmimet, por këtu nuk janë çmime shumë të larta”, u shpreh Cena.
Shkojmë në Dhërmi, ku personazhe të tjerë na rrëfejnë magjinë e këtij sezoni veror.
“Këtu është rutinë punë e përditshme, punë, kafe, kulturë, respekt dhe çdolloj gjëje tjetër”, u shpreh një nga menaxherët e një prej restoranteve të vendosura pranë bregut të Dhërmiut, Edi.
“Unë qëndroj në lëvizje gjatë gjithë kohës, jam ne banak, jam menaxher. Kam një staf perfekt prej 4-5 personash. I kam të gjithë çunat e shkathët, korrekt në shërbim. Unë merrem me stafin, shoh gjithçka që mund të kërkojë stafi që t’ua vë në dispozicion. Shoh shërbimin, pastërtinë dhe gjithçka tjetër këtu. Ka shumë lokale që këtu vijnë dhe punojnë në mënyrë sezonale, ndërsa unë e shoh si biznes. Shërbej me çmime jo shumë të larta, por çmime të përballueshme nga të gjithë. Punoj me sinqeritet dhe pastërti. Përdor produkte të mirë, të freskëta, origjinale, jo fallco”.
Masazhi në breg të detit, një shërbim luksi për pushuesit
Nisemi drej Himarës, në vendin e quajtur Potam. Vëmendjen na e tërheq një djalë i ri, i gjatë dhe i pashëm. Ai ka vendosur një stendë që i ngjan një vendi relaksi. Afrohemi me shpresën për ti shkëputr një emocion.
Bruno Mehaj, është i riu fizioterapist dhe masazhator i cili ofron këtë shërbim relaksi për pushuesit aty. Për Rreze Dielli, Mehaj rrëfen:
“Unë kam ardhur nga Tiranë këtu. I bëj të dyja edhe pushoj edhe punoj. Kemi kohë edhe për tu larë në det. Puna është punë. Kam një orar të caktuar që kur është piku i vapës e ndërpres pak punën për të bërë pak plazh, për tu larë. Shumica e personave që vijnë këtu te unë, janë persona që kanë ndonjë dëmtim apo kontraktim muskuli. Pjesa e masazhit është shumë pak, nuk është se e preferojnë dhe e njohin shumë si kulturë. Por ato që ja dinë vlerën vijnë edhe dalin të kënaqur. Pushuesit duhet të bëjën kujdes, pasi rrinë gjithë ditën shtrirë dhe kur futen në det, futen direkt me not dhe mund t’iu ndodhë një kontratim muskujsh, pasi muskuli si fillim do nxemje. Përsa i përket ftohjeve muskulare, pushuesit duhet të kenë kujdes me kondicionerët, pasi nga vapa futen direkt në të ftohtin e kondicionerit dhe kjo u shkakton një ftohje.
Përsa i përket çmimeve për një masazh dhe fizioterapi, unë kam parë tregun që është në jug dhe kam vënë çmime shumë ekonomike. 10 min është 1000 lek, 20 min është 2000 lek, kurse 30 min është 2500 lek. Mua këtu smë ka ndodhur që të kem njerëz që më kërkojnë fizioterapi të mirëfilltë, por kam dëgjuar rastë që kanë bërë not dhe thonë vdiqa nga shpatulla më bëj derman. Por mua personalisht jo”.
Duket sikur turizmi ka ndezur motorat e tij në vendin tonë. E ku shërbimet e duhura sjellin konkurrencën e cila rrit domosdoshmërisht cilësinë e nga kjo vjen dhe kënaqësia e një pushimi të këndshëm.
/Shqiptarja.com

VIDEO