Aplikacioni në pronësi kineze që ndonjëherë referohet si "aplikacioni i gjithçkaje" - si WhatsApp, Facebook, Amazon dhe Tinder të gjitha në një, ka shqetësuar qeveritë perëndimore lidhur me sigurinë, kryesisht se aplikacioni mund të përdoret për të spiunuar përdoruesit.
Megjithatë, nuk ka asnjë provë që informacioni i qeverisë është komprometuar përmes WeChat, ndalimi i këtij aplikacioni në Kanada, hyn në fuqi menjëherë, tha në një deklaratë presidentja e Bordit të Thesarit, Anita Anand, raporton BBC.
"Ne po marrim një qasje të bazuar në rrezik për sigurinë kibernetike duke hequr aksesin në këto aplikacione në pajisjet celulare të qeverisë", tha ajo.
WeChat është një nga aplikacionet më të përdorura në botë, i kudondodhur në Kinë dhe gjithashtu i popullarizuar në Azinë Juglindore dhe brenda komuniteteve të diasporës kineze.
Kanadaja po merr gjithashtu masa ndaj Kaspersky me bazë në Rusi, një kompani e sigurisë kibernetike. Përdoruesit do t'i heqin aplikacionet dhe do të bllokohen nga shkarkimi i tyre në të ardhmen.
Edhe pse TikTok ka marrë shumë vëmendje për rreziqet e mundshme të sigurisë, shumë ekspertë të sigurisë besojnë se WeChat përbën një kërcënim më të madh. Ish-presidenti amerikan Donald Trump u përpoq të ndalonte aplikacionin në vitin 2020 me urdhër ekzekutiv, por ai u bllokua nga një urdhër tjetër.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kanada/ Aksident në aeroportin e Torontos, avioni i Delta Airlines përmbyset gjatë uljes, 15 të plagosur (VIDEO)
17 Shkurt, 23:02
-
Tiranë/ Ndalohet 42-vjeçari izraelit te Komuna e Parisit, Gjermania e kërkonte për mashtrim! Pritet ekstradimi (EMRI)
4 Shkurt, 10:06
-
SHBA, Trump shtyn hyrjen në fuqi të tarifave doganore ndaj Meksikës dhe Kanadasë
4 Shkurt, 07:45
-
Historia e Kanadasë me SHBA-në dhe tarifat doganore mes tyre
2 Shkurt, 20:00
-
Trump: Tarifat mund të kenë ndikim të vogël negativ tek amerikanët
2 Shkurt, 17:25
-
Pyetje-Përgjigje/ Tarifat e reja të SHBA: Si preken Kanadaja, Meksika dhe Kina? Çfarë ndodh me ekonominë globale?
2 Shkurt, 08:09
-
Të gjithë kundër 'super' tarifave amerikane! Trump kërcënon: Tani është radha e BE
2 Shkurt, 07:59
-
Tarifat doganore të SHBA-së për Kanadanë, Meksikën dhe Kinën, hyjnë sot në fuqi
1 Shkurt, 08:47
-
Trump konfirmon tarifat doganore 25% për Kanadanë dhe Meksikën, duke filluar nga 1 shkurti! Presidenti: Edhe Kina do paguajë, po na vret njerëzit tanë me fentanil
31 Janar, 07:18
-
Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto (VIDEO)
27 Janar, 11:52
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Trump nuk tërhiqet, poston foton e 'New York Post' me hartën ku Kanadaja dhe Groenlanda janë pjesë e Amerikës
9 Janar, 16:20