Rreziku i fëmijëve nga interneti, zv.ministrja e shëndetësisë Jaku: Risk dhe brenda shtëpisë, duhet kujdes nga prindërit

Rreziku i fëmijëve nga interneti, zv.ministrja e shëndetësisë Jaku: Risk dhe brenda shtëpisë, duhet kujdes nga prindërit

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Ardiana Jaku gjatë aktivitetit

Me shtimin e përdorimit të internetit masivisht në familje dhe shoqëri, fëmijët janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj rreziqeve që mund të kenë gjatë qëndrimit të tyre online, nga kontakti me njerëz të panjohur që mund t’i përdorin fëmijët për qëllime të errëta, deri tek parja e materialeve me përmbajtje të lartë dhune apo me kontest pornografik.

Ndaj institucionet vendase dhe të huaja ngrenë alarmin për një ndërgjegjësim më të madh të prindërve për të kontrolluar çfarë fëmijët shohin, dhe të përdorin metoda që teknologjia ofron për të penguar hyrjen e fëmijëve në faqet e padëshiruara.

Këtë apel e bëri Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Ardiana Jaku gjatë tryezës së UNICEF, i cili bëri bashkë disa ministri.  Teksa nënvizoi faktin që fëmijët në ditë e sotme ku teknologjia ka përparuar , për shkak të aksesit të pakontrolluar në internet mund të jenëmë  të rrezikuar ndaj kontakteve të panjohura , të papërshtshme dhe modeleve e sjelljeve negative ajo tha se rritja e ndërgjesimit dhe përdorimi i mekanizmave ligjorë do të ishte i nevojshëm në këtë rast për mbrojtjen e fëmijeve.

Fëmijët në ditët e sotme nuk rrezikohen vetëm në rrugë apo ambiente të jashtme, por edhe brenda mureve të shtëpisë nëse ju jepet akses i pakontrolluar në internet. Fëmijët janë të ekspozuar ndaj riskut te pamjeve të papërshtatshme, ndaj kontakteve të panjohura si dhe ndaj sjelljeve e modeleve negative. Është mbi të gjitha detyrë e jona si prindër mbrojta nga këto rreziqe. Por edhe institucionet shtetërore përmes mekanizmave ligjore dhe dialogut konstant me aktoret e shoqërisë civile dhe industrisë se komunikimit kanë një rol themelor në këtë proçes.

Ardiana Jaku , Zëvendës-ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 

 

Zëvëndës-ministrja Jaku i dha këto deklarata teksa ishte pjesë e panelit në Samitin e “I sigurt online” organizuar nga UNICEF.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'