Rreziku nga përmbajtjet e videove në TikTok, Vataj: Të mbyllet për fëmijët dhe adoleshentët! Eksperti i IT: Shteti të bëjë kërkesë, të vendosen filtra për gjuhën shqipe

Aplikacioni TikTok po përdoret gjerësisht në vendin tonë pothuajse nga të gjithë, përfshirë këtu edhe adoleshentë e fëmijë të vegjël. Por, si ndikojnë përmbajtjet e videove tek fëmijët dhe a duhet të ketë më shumë kontroll apo a duhet mbyllur ky aplikacion? Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj.

Personazhi i njohur i TikTok, Gledis Gegaj, i cili njihet edhe me pseudonimin “Ciao Buçko” është një nga ata përdorues i këtij rrjeti që përcjell tek të rinjtë shembuj pozitive se si mund të promovojnë pasionet e tyre. “Ciao Buçko” Buçko është bërë i njohur në TikTok për recetat e tij të gatimit, të cilat i sjell për përdoruesit me plot humor.

“Kam menduar ti bëj edhe për të qeshur në mënyrë spontane, duke gjetur sinonime për ingredientët. Qepa është granatë lotsjellëse. Janë disa komete që është e pamundur tu pëlqejnë të gjithëve. Jam i kujdesshëm për kontentin që përdor”, tha ai për Report Tv.

Përtej shembujve pozitivë, në TikTok fëmijët dhe adoleshentët përballen me sfida të vështira, që në disa raste jashtë shtetit kanë përfunduar edhe fatale. Mirgit Vataj, Kryetar i Urdhrit të Punonjësve Socialë thotë për Report Tv se fëmijët dhe adoleshentët janë në garë me njëri-tjetrin se kush merr më shumë pëlqyeshmëri, apo kush bëhet më shumë viral.

“Ka pasur sfida të vështira që bëheshin virale, ka një garë mes adoleshentëve se kush ka më shumë shikueshmëri, pëlqime. Duke patur këtë garë mes njëri tjetrit, natyrën e sfidave virale nga të rriturit, kemi parë që janë përfshirë dhe fëmijët dhe adoleshentë, kanë qenë sfida ku duhej të stimuloje mbytjen e vetes. Kontenti ka shumë rëndësi për tu marrë në analizë dhe për të parë cilat janë më të pëlqyeshme nga adoleshentët. Kemi algoritima të TikTok që përmbajtjet që kanë fjalor fyes në gjuhët e tjera i bllokon, ndërsa në gjuhën shqipe nuk bllokohet sepse algoritmat e tyre nuk janë funksional për gjuhën shqipe”, tha Vataj.

Një problem i këtij aplikacioni në vendin tonë është se algoritimi i TikTok nuk i bllokojnë përmbajtjet me gjuhë fyese, pasi kjo platformë nuk e njeh gjuhën shqipe, në ndryshim se çfarë ndodh në vendet e Europës. Ndodhur përballë kësaj situate, eksperti i Teknologjisë së Informacionit, Said Duleviç thotë se institucionet duhet të ndërhyjnë dhe ti kërkojnë TikTok që të vendosen filtra për gjuhën shqipe. Ai thotë se një shembull i përdorimit të TikTok vetëm për video edukuese është Kina.  

“Duhet të ndërhyjnë institucionet, AKEP duhet ti kërkojë TikTok që të vendosë filtra për gjuhën e përdorur. Ka shtete që e aplikojnë, Kina. Dalin vetëm video edukuese, gjëra pozitive. Në Europë është problematike, në Shqipëri është edhe më problematike, se çdo person mund të ketë akses se mund të hedhë video duke ofenduar apo duke bërë keq. Marr mesazhe se si tu mbyll llogaritë se u kanë bërë shantazh, denigruar. Ne mund ta raportojmë si video, por TikTok nuk e sheh si shqetësuese. Shteti duhet të marrë masa dhe hapa konkretë”, tha Duleviç.

Vataj thotë se TokTok duhet të mbyllet për fëmijët, ndërsa prindërve u bën thirrje që të qëndrojnë më pranë fëmijëve dhe të monitorojnë se çfarë përmbajtjesh ndjekin.

E mira është të jemi edhe në TikTok, ta ndjekim, të shohim llojin e materialeve që ndjekin, të zhvillojmë biseda më fëmijët se ca materialesh shohin. Sa i takon çështjes së adoleshentëve është problematik, në kinë ngarkohen vetëm materiale edukative. Të mbyllet sa i takon aksesit të adoleshentëve, e ka praktikuar Italia. Është  e vetmja zgjidhje. Është njësoj si me pandeminë, që s’po gjenim dot një kurë.

Eksperti Duleviç dhe Gledis Gegaj sugjerojnë se duhet të vendosen filtra, pasi është shumë e vështirë që aplikacioni të mbyllet vetëm për një moshë të caktuar.

“Nëse vazhdohet kështu patjetër që jam për mbyllje. Të rinjtë e shohin si sukses, ka dalë ka ofenduar dhe tashmë është VIP. Se i promovojnë mediat. Duhet të kenë kujdes edhe mediat kë promovojnë dhe si e promovojnë. Fëmijët mund të hapin një VPN, është e vështirë ta kontrollojnë vetëm për fëmijët. Ose të mbyllet fare për një farë kohe, ose të vendosen filtrat, një video me muzikë problematike, video duhet të bllokohet, apo fjalë, hashtage të gabuara duhet të bllokohet”, vijoi Duleviç.

“Jam për filtra, do ishte pak e pamundur vetëm për fëmijët. Ka plot aplikacione të tjera”, tha Gledis Gegaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:07
‘Qepa, granatë lotsjellëse’, ‘Buçko’ i TikTok flet për Report Tv: Fitoj shumë pak, 10 euro për video! Aplikacioni s’i llogarit shikimet e audiencës në Shqipëri

 

Gledis Gegaj është një personazh mjaft i njohur në rrjetet sociale. Ai njihet me pseudonimin “Ciao Buçko”, pasi prezanton në Instagram dhe Tik tok video, ku shfaqet duke gatuar. Djali nga Mirdita prezanton recetat me plot humor, duke i vendosur edhe produkteve nofka të ndryshme. I ftuar në Report Tv ai tregon disa nga nofkat që përdor si përshembull qepën e quan granatë lotsjellëse. Gegaj është një nga ata përdorues i këtij rrjeti që përcjell tek të rinjtë shembuj pozitive se si mund të promovojnë pasionet e tyre.

Madje ai tregoi në emisionin ‘Përballje’ se ndonëse ka pasur video me miliona shikime, fitimet nga TikTok nuk janë shumë të mëdha, pasi aplikacioni nuk e llogarit shikueshmërinë e audiencës me vendodhje në Shqipëri. Ai thotë se mund të ketë përfituar shifra të vogla, si 10 euro për video, por thekson se fama në TikTok e ka ndihmuar të rrisë audiencën dhe bashkëpunimet në Instagram. Gegaj jeton në Itali.

“Kam menduar ti bëj edhe për të qeshur në mënyrë spontane, duke gjetur sinonime për ingredientët. Qepa është granatë lotsjellëse. Janë disa komete që është e pamundur tu pëlqejnë të gjithëve. Jam i kujdesshëm për kontentin që përdor.

Shqipërinë nuk e paguan për pjesën e shikueshmërisë. Me vdieo kam pas që kanë shkua 1.2 mln, kam qenë i paguar me një shifër, shihet vetë audienca që e sheh jashtë Shqipërisë, Italia, Greqia, mund të kem pasur përfitime nga 10 euro për video. Jo ndonjë shifër, më ka ndihmuar të rris audiencën në instagram. Jam munduar të jap shembullin, që çdokush çfarëdo talenti të ketë ta shpresë në rrjete sociale dhe të rrisë veten”, tha ai për Report Tv.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë