Rreziku nga virusi, Tirana zyrtare: Mos shkoni në Kinë!

Rreziku nga virusi, Tirana zyrtare: Mos shkoni në Kinë!

Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme u kërkon të gjithë qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt Kinës për shkak të rrezikut të lartë nga virusi që është përhapur. Për shqiptarët që ndodhen në Kinë, Ministria e Jashtme u kërkon që të kontaktojnë me ambasadën për cdo rast nevojë për ndihmë.

 "Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë udhëzon shtetasit shqiptarë të shmangin udhëtimet në drejtim të Republikës Popullore të Kinës, për shkak të situatës së krijuar. Shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Republikën Popullore të Kinës dhe që kanë nevojë për asistencë, janë të lutur të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pekin në adresën:

Embassy of the Republic of Albania
Address: 28 Guanghua Rd, Jian Wai Da Jie, Chaoyang, Beijing, China
e-mail: [email protected]
Phone: +86 10 6532 1120
Mobile: +8618611865440
" njofton ministria e Jashtme.

Ndërkohë që ambasada shqiptare në Pekin u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Kinë që të dërgojnë të dhënat për t'u regjistruar pranë selisë diplomatike në mënyrë që të ndihmohen në rast nevoje pas rrezikut të lartë nga virusi që është përhapur. “Ftohen te gjithe shtetasit shqiptare si dhe bashkekombasit e trevave shqiptare qe studiojne apo punojne ne Kine te njoftojne prane ambasades identitetin, aktivitetin (angazhimin) si dhe vendndodhjen (adresen) dhe telefonin ose wechatin.

Regjistrimi ne data-bazën tone do te ishte i dobishem per cdo rast nevoje mbeshtetje reciproke perfshi dhe ndjekje situatash me risk te larte shendetesor si kjo qe po kalojme. Lutem identifikohuni ne e-mailin tone: [email protected]" shkruan ambasada. 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mblodhi sot Task-Forcën e institucioneve të shëndetësisë dhe ekspertëve për të koordinuar masat për koronaviurusin e ri, i cili është identifikuar në Wuhan, Kinë.

Manastirliu theksoi se Shqipëria po merr masat paraprake, për mbrojtjen ndaj këtij virusi. "Jemi më pak të rrezikuar se vendet e BE! Nuk kemi linjë ajrore me Kinën" tha ministrja Manastirliu. Numri i viktimave deri tani nga virusi në Kinë është 81, ndërsa të prekur janë mbi 2 mijë.

Njoftimi i ambasades shqiptare ne Kine


Lajmi kryesor:

Ishte në epiqendrën e virusit, studentja shqiptare kthehet në atdhe, ambasadori: Nëse e keni ndarë mendjen, ikni me lekët tuaja se ne s'kemi!


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja