Kishin ngelur në det me kajakë për shkak të erës së fortë, shpëtohen 5 persona në plazhin e Ranës së Hedhunt! Mes tyre edhe fëmijë

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin iu shkojnë në ndihmë 5 personave (mes tyre edhe të mitur) që kishin ngelur në det me 3 mjete lundruese kajakë dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, pasi kishin humbur kontrollin mbi drejtimin e tyre dhe ishin larguar shumë nga bregu, për shkak të erës së fortë që po frynte.

Policia  Kufitare e Shëngjinit është njoftuar se 5 persona që po lundronin me 3 mjete lundruese tip kajak, në plazhin e Shëngjinit, në zonën e "Rana e Hedhun", për shkak të erës së fortë që po frynte, kishin humbur kontrollin mbi drejtimet e mjeteve lundruese, ishin larguar shumë nga bregu dhe rrezikonin të mbyteshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë, me mjet lundrues.

Pasi kanë shkuar te 5 personat e mbetur në det, punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar ata, me mjetin e Policisë Kufitare, deri në breg, së bashku me mjetet e tyre lundruese. Të 5 personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Kufitare e Shëngjinit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Rama në bashkinë e Tiranës, në ceremoninë e nderimit të Ali Ahmetit! E propozoi kryebashkiaku Veliaj Batuta e kryeministrit: Vetëm ai më kthente këtu sot

LIVE- Rama në bashkinë e Tiranës, në ceremoninë e nderimit të Ali Ahmetit! E propozoi kryebashkiaku Veliaj Batuta e kryeministrit: Vetëm ai më kthente këtu sot