Rrëzimi i avionit në Greqi, autoritetet: Një substancë e bardhë e panjohur u zbulua në vendin e përplasjes

Rrëzimi i avionit në Greqi, autoritetet: Një substancë e bardhë e panjohur u zbulua në vendin e përplasjes

1658038498_1658036841GREQIAVIONIUKR5.jpg

Në Kavala, Greqi, në vendin ku u rrëzua avioni i kompanisë ukrainase i nisur nga Serbia me destinacion Jordaninë, ushtria ka ndërhyrë me ekipe speciale piroteknikë, të cilët do të tentojnë të afrohen në zonën ku u rrëzua avioni dhe do të kryejnë hetime për ngarkesën që mbante, për të vlerësuar në të njëjtën kohë, situata.

Në hetime marrin pjesë edhe ekipe të EMAK-së së dytë dhe të katërt, ndërsa më herët është ngritur një dron special për të “skanuar” zonën.

Mediat greke raportojnë se në vendngjarje është gjetur dhe një substancë e bardhë e panjohur.

“Plani ynë është që të ngremë dronin për të parë nga larg se çfarë po ndodh në terren, sepse para një orë personat e EMAK-ut kanë hyrë me pajisje speciale mbrojtëse dhe instrumente speciale dhe kanë vazhduar me disa matje. Matjet nuk treguan asgjë, por vunë re një paqëndrueshmëri në vend, me tym të madh, nxehtësi dhe një substancë të bardhë që nuk e dimë. Për këtë, ekipi special i Forcave të Armatosura duhet të na sigurojë se për çfarë materiali bëhet fjalë dhe nëse më në fund mund të futemi në vend”, kjo sipas gjeneral-majorit të Brigadës së Zjarrfikësve Marios Apostolidis

Raportohet se nuk ka zjarr aktiv pasi është shuar gjatë natës, por ka disa zjarre të vogla. Gjithashtu, hyrja dhe dalja në vend është e ndaluar për qytetarët.


Lajmi kryesor:

Kërkoi ulje emergjente! Rrëzohet avioni në Greqi, ishte nisur nga Serbia drejt Jordanisë! Brenda ishin 11.5 tonë municione me destinacion Bangladeshin (VIDEO+FOTO)


S.C//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë