Një avion mallrash, i cili sipas mediave greke dyshohet se kishte ngarkesë me rreth 11.5 tonë municione, është rrëzuar pranë qytetit të Kavala në Greqinë veriore në mbrëmjen e së shtunës.
Antonov-12 i operuar nga një kompani me bazë në Ukrainë po fluturonte nga Serbia dhe kishte destinacion Jordaninë. Mediat greke thonë se në bordin e avionit, mund të kenë qenë 8 persona të cilët kanë vdekur. Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç pohon se avioni ukrainas i mallrave, që u rrëzua të shtunën vonë në Greqi, po transportonte 11.5 tonë armë serbe që kishin destinacion Bangladeshin.
Sipas FlightRadar24, avioni u nis nga Nishi, Serbi për në Amman, Jordani. Nisja u bë rreth orës 18:36 UTC dhe po kalonte detin Egje kur u kthye në drejtim të Greqisë në orën 19:29 dhe vetëm pak orë më vonë u rrëzua në një fushë pranë Kavalës.
Avioni lëshoi një sinjal rreziku dhe donte të bënte një ulje emergjente në Kavala, pasi një nga motorët e tij dështoi dhe mori flakë, por humbi nga radari menjëherë pas kësaj dhe u rrëzua në një fushë, por për mrekulli nuk u rrezikua jeta e asnjë banori të zonës. Mediat greke kanë bërë publike pamjet e avionit në flakë që kur ishte në ajër dhe shpërthimin e madh pasi goditi tokën. Sipas disa raporteve të mediave, dëshmitarët okularë dëgjuan shpërthime.
"Në orën 22:45 u befasova nga zhurma e motorit të avionit. Dola jashtë dhe pashë motorin në zjarr", tha për ERT një banor i zonës.
Zyrtarët lokalë thanë se shtatë makina zjarrfikëse nxituan të shkonin në vendngjarje, por ata nuk mundën t'i afroheshin për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme.
"Ne po e trajtojmë ngarkesën si material të rrezikshëm," shkroi Reuters duke cituar një zyrtar i brigadës së zjarrfikësve. Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment publik nga Ukraina, Serbia apo Jordania se cili ishte destinacioni përfundimtar i municioneve të dyshuara. Pas rrëzimit të avionit, në zonë kishte shpërthime të vazhdueshme për rreth 60-90 minuta, ndaj nuk do t'i afrohet askush zonës derisa të mbërrijnë specialistët, të cilët do të zhvillojnë hetimet.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë dha informacione të detajuara për ngarkesën e Antonov që ra në zonën në perëndim të Kavallës.
Në veçanti, Qendra e Unifikuar e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit ka marrë një mesazh nga kompania serbe e armëve dhe sistemeve të mbrojtjes Valir - kryesuese e transportit të ngarkesës specifike, me 11.5 tonë municione, me Antonov. Sipas informacioneve, Antonov mbante municionin e mëposhtëm:
Raunde stërvitore me mortaja M62 60 mm, Raunde stërvitore me mortaja M62 82 mm dhe Fije mortajash M67 82 mm.
Aktualisht, efektivë të ushtrisë greke dhe policisë ndodhen në vendin ku u rrëzua avioni Antonov.
Avioni ukrainas i mallrave, që u rrëzua të shtunën vonë në Greqi, po transportonte 11.5 tonë armë serbe në Bangladesh, tha të dielën ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç.
Duke folur në një konferencë për media, Stefanoviç konfirmoi se pronare e avionit është një kompani ukrainase dhe se prodhues i armëve është kompania serbe "Valir", raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Të tetë anëtarët e ekuipazhit të avionit humbën jetën, njoftoi televizioni shtetëror grek të dielën.
Stefanoviç tha se avioni bartte minahedhës dhe mina të tjera.
Ai tha se avioni nuk ishte në rrugë drejt Ukrainës, se armët nuk ishin të destinuara për Ukrainën dhe se kompania ukrainase ishte vetëm pronare e avionit.
Stefanoviç i hodhi poshtë pretendimet e disa mediave se armët janë nisur për në Ukrainë, duke thënë se ato janë “keqdashëse dhe të dëmshme për Serbinë”.
Avioni Antonov, që operohej nga një linjë ajrore e Ukrainës, u rrëzua të shtunën vonë pranë qytetit Kavalla në Greqinë veriore.
Sipas televizionit shtetëror grek, ERT, ekspertë ushtarakë dhe të eksplozivëve, si dhe ekspertë të Komisionit grek të Energjisë Atomike pritet të përdorin dronin, përpara se të afrohen në vendin e rrëzimit, për shkak të toksicitetit të mundshëm të ngarkesës.
Policia u kërkoi gazetarëve në vendngjarje të mbanin maska, thuhet në raportin e televizionit shtetëror.
"Ne po e trajtojmë ngarkesën si një material të rrezikshëm", tha një zyrtar nga brigada e zjarrfikësve, raporton Reuters.
Sipas disa raporteve, piloti arriti t’i informonte autoritetet për një problem në njërin nga motorët e avionit.
Atij, më pas, iu kërkua të aterojë në aeroportin e Selanikut ose Kavallës, raportojnë mediat.
Pasi mori drejtimin për në Kavallë, avioni u rrëzua rreth 40 kilometra në perëndim të aeroportit të këtij qyteti, tha Autoriteti i Aviacionit Civil grek.
Rrëzimi i avionit u konfirmua edhe nga Flightradar.24 - një sistem që gjurmon avionët në kohë reale.
“Një aeroplan mallrash Meridian An-12BK u rrëzua pranë Kavallës në Greqi, në rrugën nga Nishi për në Aman”, tha Flightradar.24.
Vendasit raportuan se kishin parë një top zjarri. Shpërthimet shkaktuan spekulime mes banorëve dhe disa mediave greke se avioni transportonte eksploziv./REL
Në Greqi, në zonën ku u rrëzua avioni që dyshohet se kishte ngarkesë 12 tonë municione ka ngarkesë të lartë elektrike, ndërkohë që për shkak të dëmtimit të shtyllave nuk furnizohet zona me drita dhe ujë. Autoritetet ndodhen në vendngjarje, mes Paleochori dhe Antifilippoi ndërsa pritet që hetimet t’i zhvillojnë forcat e armatosura të Greqisë.
14 anëtarë të specializuar do të hetojnë zonën ku ndodhi aksidenti. Për momentin, askush nuk i afrohet zonës ku është rrëzuar avioni pasi është bllokuar në një rreze prej të paktën 500 metrash. Shërbimi Zjarrfikës raporton se rreth avionit ka një ngarkesë të lartë elektrike.
Pas përplasjes së avionit, kishte shpërthime të vazhdueshme për rreth 60-90 minuta.
Në Kavala, Greqi, në vendin ku u rrëzua avioni i kompanisë ukrainase i nisur nga Serbia me destinacion Jordaninë, ushtria ka ndërhyrë me ekipe speciale piroteknikë, të cilët do të tentojnë të afrohen në zonën ku u rrëzua avioni dhe do të kryejnë hetime për ngarkesën që mbante, për të vlerësuar në të njëjtën kohë, situata.
Në hetime marrin pjesë edhe ekipe të EMAK-së së dytë dhe të katërt, ndërsa më herët është ngritur një dron special për të “skanuar” zonën.
Mediat greke raportojnë se në vendngjarje është gjetur dhe një substancë e bardhë e panjohur.
“Plani ynë është që të ngremë dronin për të parë nga larg se çfarë po ndodh në terren, sepse para një orë personat e EMAK-ut kanë hyrë me pajisje speciale mbrojtëse dhe instrumente speciale dhe kanë vazhduar me disa matje. Matjet nuk treguan asgjë, por vunë re një paqëndrueshmëri në vend, me tym të madh, nxehtësi dhe një substancë të bardhë që nuk e dimë. Për këtë, ekipi special i Forcave të Armatosura duhet të na sigurojë se për çfarë materiali bëhet fjalë dhe nëse më në fund mund të futemi në vend”, kjo sipas gjeneral-majorit të Brigadës së Zjarrfikësve Marios Apostolidis
Raportohet se nuk ka zjarr aktiv pasi është shuar gjatë natës, por ka disa zjarre të vogla. Gjithashtu, hyrja dhe dalja në vend është e ndaluar për qytetarët.
Ballkani i hapur: armet shkojne e vijne, te pasurojne Serbine.
Përgjigju@Deni: Jo, nuk kam ngushellime sepse po transportonin arme. Armet marrin jete njerezish. Cfare mbollen korren. Po zotrote cfare kombesie ke dhe cfare dreqin do ne nje portal shqiptar?
Ore zoteri shqiptar,nuk ke ndonje ngushellim per njerezit qe humben jeten?apo vari lesht atyre,thjesht c’vjell truri e nxjerr goja?! Pune e mentalitet shqiptaresh thuaj,qe buthen e kan posht e mbeturinat e bythes ne tru… komb i poshter fatkeqesisht. Vetem urrejtje ndaj te gjitheve,nuk kammpare ndonjehere parazite te tille. Klm