Rrëzimi i avionit, Putin: Turqia
po bashkëpunon me terroristët

Rrëzimi i avionit, Putin: Turqia<br />po bashkëpunon me terroristët
Vladimir Putin e ka cilësuar thikë pas shpine dhe akt bashkëpunimi me terroristët rrëzimin e avionit rus nga Turqia. “Humba që pësuam sot vjen nga një thikë pas shpine që na dhanë bashkëpunëtorët me terroristët”, tha Putin.

Presidenti rus u shpreh se, avioni u godit nga një avion luftarak turk kur po udhëtonte në një lartësi prej 6 mijë metra dhe rreth një kilometër larg kufirit turk. Avioni rus në Siri u godit nga një raketë ajër-ajër e lëshuar nga avioni turk F-16. Vendi ku u rrëzua avioni rus është rreth 4 km larg kufirit me Turqinë.

Putin tha se avioni kishte si qëllim të bombardonte terroristët në Latakia, shumica e të cilëve vijnë nga Rusia. Prej kohësh, Rusia ka akuzuar se nafta e Sirisë po shkon në Turqi nën kontrollin e terroristëve. Me këto para tha Putin financohen grupet terroriste.

“ISIS ka shumë para, qindra miliona apo dhe miliarda dollarë nga shitja e naftës. Veç kësaj ata mbrohen nga ushtria e një vendi të tërë. Nga kjo kuptojmë pse ata veprojnë me kaq guxim dhe tërheqin kaq vëmendje. Pse vrasin kaq shumë njerëz në mënyrë mizore. Pse kryejnë akte terroriste në botë, përfshirë dhe zemrën e Evropës”, u shpreh Putin.

Rrëzimi i avionit rus vjen edhe pse Rusia dhe SHBA kanë nënshkruar një marrëveshje për të parandaluar një incident të tillë në Siri, theksoi Putin duke shtuar se incidenti do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë.

“Ne e kemi trajtuar gjithmonë Turqinë jo vetëm një si një fqinj të afërt, por edhe si një vend mik. Nuk e di se kush ka interes për atë që ndodhi sot, por e sigurt është se ne nuk kemi”, u shpreh Putin.
 
 

'This incident stands out against the usual fight against terrorism. Our troops are fighting heroically against...

Posted by RT Play on Tuesday, November 24, 2015


Takimi urgjent i NATO-s

NATO thirri një mbledhje emergjente, pasi Turqia rrëzoi një avion luftarak rus, që sipas Ankarasë fluturonte brenda hapësirës ajërore turke. Ndërkohë Presidenti rus Vladimir Putin reagoi pas rrëzimit të avionit nga Turqia. Në një fjalim televiziv, Putin tha se ngjarja tragjike e sotme do të ketë pasoja.

"Ne do të analizojnë çdo gjë në hollësi dhe ngjarjeve tragjike e sotme do të ketë pasoja, edhe sa i përket marrëdhënieve mes Rusisë dhe Turqisë.

Ai tha se avioni ishte brenda hapësirës ajrore të Sirisë - 4 km nga kufiri turk - kur u godit.

Reagon Kremlini zyrtar
Zyrtarët ushtarakë të Turqisë njëoftuan se kishin rrëzuar avionin luftarak Su-24 , pas shumë paralajmërimeve që I ishin bërë. Por në një reagim zyrtar të ministrisë ruse të Mbrojtes theksohet se mnjeti fluturues ishte brenda hapësirës ajërore siriane. Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se bëhet fjalë për një “incident shumë serioz”. 

“E dimë me siguri se aeroplani ka qenë në hapësirën ajrore të Sirisë, mbi territorin sirian”, ka thënë Peskov. Nisur nga kjo situatë, Ankaraja ka bërë kërkesë për një mbledhje urgjente të NATO-s për të njoftuar anelacën për këtë veprim.  Dy pilotët rus janë parë të dalin nga avion dhe të zbresin në tokë më parashutë. Njëri prej tyre sipas mediave ruse ka vdekur, 

NATO kërkon takim urgjent 
NATO ka thirrur një mbledhje emergjente, pasi truqia rrëzoi një avion luftarak rus, që sipas Ankarasë fluturonte brenda hapësirës ajërore turke.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai