'Rrëzimi i qeverive socialiste është pasion i vjetër në PD'

'Rrëzimi i qeverive socialiste është pasion i vjetër në PD'

Zëvendësministri i Mbrojtjes, njëkohësisht një prej politikanëve me më eksperiencë në këto 28 vite demokraci, Petro Koçi ka deshifruar kërkesën e opozitës e cila la mandatet dhe ka dalë në rrugë duke kërkuar me çdo kusht largimin e Edi Ramës.

Përmes një statusi në “Facebook”, Petro Koçi kthehet pas në kohë për të shpjeguar kërkesën e opozitës sot. Ai shkruan se rrëzimi i qeverisë socialiste është një pasion i vjetër i PD-së.

Për këtë Koçi sjell rastin e viteve 1998-1999 kur në Shqipëri u strehuan mijëra familje të vëllezërve të Kosovës dhe PD asokohe dilte në demonstratë duke akuzuar qeverinë e asaj kohe të drejtuar nga Pandeli Majko si qeveri tradhtare.

Statusi i plotë:
“Rrëzimi i qeverive socialiste është pasion i vjetër ne PD. Ne ’98-’99en, kur ne Shqipëri u strehuan mijëra familje te vëllezërve te Kosovës, këta te PD dilnin çdo dite ne demonstrate me sloganin “qeveri hajdute, qeveri komuniste, qeveri tradhtare” kundër qeverise Majko! Pra, kot bëjnë sikur mendojnë se kane hallin e “krimit”. Kane hallin e pushtetit!”

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve