'Rrëzimi i Ramës', fabula e vetme e një opozite që synon të drejtojë vendin

'Rrëzimi i Ramës',  fabula e vetme e një opozite që synon të drejtojë vendin

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Pamfleti i Ylli Manjanit për “imperativën” e rrëzimit të Edi Ramës, përbën në fakt thelbin, bazën, por edhe veshjen e të gjithë fabulës politike të opozitës aktuale.

Kjo filozofi nuk është shtruar sot në fushatën e 25 prillit, pasi kjo është në një farë mënyre edhe dialektike, por ka qenë bazë dhe obsesion i politikës së praktikuar nga PD-LSI në 8 vjet.

Nëse i kthehesh kësaj historie të afërt, shikon se kemi të bëjmë që në ditën e parë të Edi Ramës në qeveri, me kundërlëvizjen e anës tjetër, për ta rrëzuar atë. Jo vetëm nga PD-ja që ishte opozitë, por edhe nga Ilir Meta, i cili ishte aleat i ngushtë me Ramën, ku kishte dhe firmosur aleancë koalicioni.

Edi Rama u bë kryeministër, në shtator të vitit 2013, në nëntor shpërthyen të famshmet protesta “për armët kimike”, ku ndodhi dhe zhvillimi më i rëndë në vitet e fundit, ku politika zyrtare shqiptare u përplas me SHBA-në, e ku për herë të parë u zhvillua një protest para ambasadës amerikane në Tiranë.

Ishte një veprim i koordinuar, si në skenë, edhe në prapaskenë: nga Berisha, Basha, por edhe Ilir Meta, së bashku me njerëzit e tyre që nxorrën në protestë.

Protestat dhe kontestimi ishte bazë e veprimit të opozitës, në kohën pas këtij zhvillimi. Kontestim, përplasje e dhunë verbale, ku e enjtja e Kuvendit, nuk ishte një arenë debati, por një vend sulmi të egër ku kryeministri kërcënohej hapur nga Sali Berisha me “rrëzim”, “revolucion”, ngritje e popullit etj.

Rasti i parë që ju dha opozitës si një mundësi për të qenë jo thjesht një rrëzuesee kontestuese, por një alternativë, ishte reforma administrative territoriale.

Reforma që mbylli një epokë në vend, e hapi një tjetër me shkrirjen e të gjitha komunave dhe krijimin e 61 bashkive të vendit. Opozita mundej që të hynte në proces, e të sillte mendimet e alternativat e saj, por thjesht e bojkotoi dhe e kontestoi.

Megjithatë, kjo periudhë ka një zhvillim shumë të rëndësishëm ku opozita arriti të marrë një aset të rëndësishëm politik siç ishte ligji i dekriminalizimit. Një fitore që ishte një shans i madh për PD-në të shndërrohej një parti sipas kritereve që ligji i dekriminalizimit e kërkonte.

Por pikërisht në këtë kohë, një gjykatë në Tiranë, dënoi për korrupsion kryetarin e bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu. PD e mbrojti politikisht kryebashkiakun e saj, i cili në apel e fitoi betejën, por normalisht edhe me mbështetjen e fortë të lidershipit që e ktheu në kauzë.

Në rastin e akuzave të Tom Doshit ndaj Ilir Metës, PD, duke qenë dhe pranë zgjedhjeve lokale, kërkoi largimin e Ilir Metës, duke e kthyer në betejë politike. Realisht e vetmja lëvizje që pati një sens dhe një synim; që të mos lejojë partinë e Metës që të marrë bashkitë e rëndësishme, ku edhe PD kishte interesa strategjike: si Pogradeci, Vora etj.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2015, Lulzim Basha pësoi humbjen e parë të madhe përballë aleancës mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Por edhe ky i fundit, nga zgjedhjet vendore të 2015-s dështoi të “pushtojë” ato bashki që synonte t’i kthente në baza strategjike të LSI-së, e kështu që nisi përplasjen me Edi Ramën.

Përplasje që më pas pati dy katalizatorë të fuqishëm që e kthyen këtë betejë, në qëllim për ta rrëzuar kryeministrin me “puç pallati”.

Duke përfituar se PS e vetme nuk i kishte votat e vetme për të bërë qeverine; kishte më pak se 70 vota.
Obsesioni i Ilir Metës u rrit më shumë gjatë vizitës së Angela Merkelit në Tiranë, e cila nuk e takoi, e sidomos pas miratimit të reformës në drejtësi në korrikun e vitit 2016.

E pikërisht këtu ka nisur operacioni për ta rrëzuar me çdo kusht Edi Ramën. Nga viti 2016 e deri në vitin 2017, i përvijua një operacion i vërtetë pallati, ku dhe u bënë përpjekur për të zgjedhur një kryeministër tjetër në vend.

Mbahet mend përpjekja e Metës me Koço Kokëdhimën për të emëruar Rexhep Meidanin si kandidat për kryeministër.
Me miratimin e reformës në drejtësi, rrëzimi i Edi Ramës u bë refren, dhe këtu pati një aleancë të qartë të PD-së me LSI-në. Përpjekje që dha pasojën në çadrën e 2017-s. “O të ikë Edi Ramë, o nuk ka zgjedhje”. Çadra dështoi, Rama fitoi zgjedhjet i vetëm dhe Ilir Meta u bë President i Republikës.

Pas 2017-s, u përvijua sërish me operacionin për të rrëzuar Edi Ramën me çdo kusht, aksion që u përvijua me djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve si një masë për të bllokuar sistemin e për të provokuar largimin e Edi Ramës.

Operacion, ku përveç dekretit të Ilir Metës për të çdekretuar zgjedhjet lokale pasi i kishte dekretuar, u përdor edhe forca dhe sulmi ndaj institucioneve.

Pasi dështoi edhe kjo strategji, u rifutën në sistem me 5 qershorin me refrenin e vetëm të “rrëzimit të Edi Ramës”.
Ja ku jemi edhe sot, përpara zgjedhjeve të dyta parlamentare që përballet një opozitë që kërkon dhe shpalos një ide, një shtyllë, një flamur politik.

Kur në fakt një shoqëri, sidomos në zgjedhje kërkon të dijë dhe të jetë e bindur jo vetëm për atë që do të largojnë, por edhe për atë që do të sjellin.

Fabula “Luli nuk është i përgatitur” por nuk ka gjë, le të heqim njëherë Ramën pastaj shohim e bëjmë, është pikërisht ajo që nuk i bind njerëzit, jo thjesht në Shqipëri, por në çdo vend normal që emëron qeveritë nëpërmjet zgjedhjeve.
Kjo opozitë, deri tani nuk ka bindur me aftësinë për të sjellë një qeverisje alternative më të mirë se Rama, pasi është përpjekur thjesht të demonizojnë kundërshtatrin.

Por kjo lëvizje është thikë me dy presa: kur sulmon, do presësh edhe ofensivën. E pikërisht kur pasi e konsiderojnë operacionin elektoral jo për të zgjedhur por për të rrëzuar, opozita është skandalizuar nga sulmet që Edi Rama, portretizon emrat “jurasikë” të opozitës, ngjajnë si ekranizim i epokesë së famshëm të Spelbergut me dinosaurët.

Sepse nëse e kthen betejën në” të rrëzojmë Ramën me çdo kusht, ajo mund të marrë edhe kahun tjetër: “të rrëzojmë Berishën dhe Metën, njëherë e përgjithshmonë”. Kjo është thjesht dialektikë…

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë