Gjykata e Lartë prishi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe kthen për rigjykim çështjen ndaj bandës së Cërrikut. Në këtë mënyrë rrëzohen tre pafajësitë e dhëna nga kjo gjykatë për Meti Bozin, Llazar Bicjan dhe Skënder Canin.
I pandehuri Meti Bozi nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ishte dënuar me burgim të përjetshëm, Llazar Bicja me 23 vite burg dhe Skënder Cani me 21 vite burg.
Sipas Gjykatës së Lartë gjyqtarët e Apelit që shpallën pafajësitë kanë kryer shkelje të rënda procedurale.
Kjo dosje u inspektua nga ministri i Drejtësisë në vitin 2012, por nuk u mor asnjë masë ndaj gjyqtarëve.
Veç këtyre personave Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë dënuar me burgim të përjetshëm shtetasit Arjan Toska dhe Roland Xhepexhiu. Tomor Buzani është dënuar me 23 vjet burg, Alban Toska dhe Entel Gashi janë dënuar me 22 vjet burg.
Ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë, Bujar Buzani u dënua me 8 vjet burg. Këta të pandehur janë gjykuar për masakrën e marsit 1997 në Cerrik, ku u vranë dhe u dogjën 6 gardistë, si dhe u plagosën 14 të tjerë.
/Shqiptarja.com