Një aksident ajror ka ndodhur këtë të diel (29 dhjetor 2024) në aeroportin e Stuttgartit në Gjermani, ku një aeroplan është rrëzuar disa qindra metra larg pistës së uljes, kur piloti ka tentuar ta ulë
Avioni i tipit Cessna C-172, një mjet ajror me katër vende, ishte nisur në orën 15:39 nga Leutkirch në Allgäu dhe aksidenti thuhet se ka ndodhur në orën 16:21 pranë aeroportit të Stuttgart-it.
Sipas gjermanes Bild, në momentin e aksidentit ishte errësirë dhe zona përreth aeroportit ishte shumë e mjegullt, gjë që mund të ketë kontribuar në këtë tragjedi.
Fillimisht policia mendoi se në avion ndodheshin tre persona, por tani është e qartë se në bord ishin dy persona. Njëri prej tyre ka pësuar dëmtime që rrezikojnë jetën, ndërsa tjetri është plagosur rëndë.
Të dy aktualisht ndodhen në spital. Shkaku i aksidentit është ende plotësisht i paqartë.