Një avion ushtarak me 257 persona në bord është rrëzuar sot në Algjeri. Mediat ndërkombëtare raportojnë se rrëzimi i avionit ka rezultuar tragjik për të gjithë personat në bord, pasi nuk ka mbetur asnjë i mbijetuar.
14 ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj tragjedie. Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin ushtarak Boufarik, në një bazë të forcave ajrore pranë kryeqytet të Algjerisë.
Një tragjedi ndodhi sot në Algjeri, ku nga rrëzimi i një avioin ushtarak humbën jetën 257 persona. Mediat e huaja kanë publikuar video nga vendi ku është rrëzuar avioni, ku duket se gjithçka është shkatërruar.