Rrëzoi '11 dhjetorin' dhe përjashtoi Berishën nga funksionet drejtuese në PD, Basha publikon sot emrat e 5004 delegatëve të Kuvendit Kombëtar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha prite të bëjë sot publike emrat e 5004 delegatëve që ishin të pranishëm dje në Kuvendin Kombëtar, ku u morën një sërë vendimesh të rëndësishme për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.

Ky veprim i Bashës vjen për të bërë transparencë dhe për t'i dhënë përgjigje akuzave se shifra e dhënë prej tyre nuk është e saktë.

“Nesër para çdo shqiptari do të hidhet poshtë çdo trillim, duke bërë transparent emrat e 5004 delegatëve që ishin të pranishëm”, tha dje Basha.

Kujtojmë se ditën e djeshme, 5004 delegatë të PD zhbënë çdo vendim të Kuvendit të 11 dhjetorit, përshirë shkarkimin e kryedemokratit e ndryshimet e statutit të miratuara në Kuvendin e Berishës.

Po ashtu, delegatët i dhanë besimin Bashës për përjashtimin e Berishs nga funksionet drejtuese në PD. Demokratët miratuan ndalimin e çdo personi të shpallur 'non grata' që të marrin funksione drejtuese në parti.

Ndërkohë, paralel me Kuvendin Kombëtar të PD, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij organizuan referendumin në të gjitha degët e P për shkarkimin e Lulzim Bashës. Sipas Berishës, 99% e delegatëve votuan pro shkarkimit të Bashës, ndërsa sot i ashtuquajturi Komisioni për Rithemelimin do të mblidhet sot për të verifikuar rezultatin përfundimtar të Referendumit.

Megjithatë, pavarësisht 'suksesit' të pretenduar të Berishës, Basha ka deklaruar se nuk njeh as Kuvendin e zhvilluar prej tij dhe as referendumin.

3 vendimet e Kuvendit Kombëtar
1. Ratifikimi i rezolutës së Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetor 2021
2. Me propozim të kryesisë së PD në mbledhjen e djeshme, pas një diskutimi dhe debati të gjërë brenda kryesisë, kryesia i propozon kuvendit kombëtar, që në funksion të së ardhmes të PD, të mbrojtjes së vlerave dhe të parimeve themelore të saj, për një Shqipëri si Evropa, marrëdhëniet me SHBA janë të paprekshme. Duke mbështetur vendimmarrjen e këshillit kombëtar, kryesisë, kryetarit të partisë, dhe duke parë të ardhmen e  vendit në udhëkryq dhe të ardhmen e PD të kërcënuar, nga jehona të së shkuarës frymë revanshiste që kërkon të shkatërrojë opozitën nga flukse me ide anti-demokratike, vendos:  a- shpallja non grata nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD; b. Të mbështesë fuqimisht iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik në institucione shtetërore, publike dhe të partive.
3. Ndryshim në nenin 58 të statutit, për të shtuar një nen që ka të bëjë me krijimin si një strukturë statutore të aleancës qytetare për demokracisë. 

Në përditësim...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja