Rritja e çmimeve për të gjitha grupet kryesore të konsumit, nga ushqimi deri tek argëtimi, ka shtrenjtuar koston e jetësës për shqiptarët. Vetëm çmimet e frutave janë rritur me rreth 40% krahasuar me vitin 2018. Konkretisht nëse 1 kilogram dardha në qershorin e 2018 kushtonte 100 lekë, këtë vit është 140 lekë.
Sipas INSTAT vetëm për ushqime dhe pije joalkoolike familjet shqiptare kanw harxhuar në 2019, 41.3% (33.952 lekë) të buxhetit të tyre mujor, ndërkohë që shpenzimet në vitin 2020 dhe 2021 janë përsëri në trend rritës për produktet e shportës ushqimore.
Pas ushqimeve, faturat e ujit dhe energjisë marrin buxhetin më të madh të familjeve me 8.291 lekë nga 7.988 lekë që ishte në 2018. Më pas renditen shpenzimet për mobilim shtëpie, veshje dhe këpucë apo transport.
Këto shpenzime në rritje janë të papërballueshme për 23% të shoqërisë e cila sipas INSTAT në vitin 2019 kishte rrezik se do kalonte në varfëri.
Po ashtu edhe për familjet me një apo dy të punësuar duhet që kenë paga mesatare në mënyrë që të përballojnë shpenzimet e konsumit mujor. Sipas një tjetër raporti të INSTAT mbi nivelin e pagave në vend thuhet se aktualisht 63.1% e të punësuarve kanë paga deri në 50 mijë lekë, ku mbi 26% janë me pagë minimale.
Sipas të dhënave të INSTAT shpenzimet mesatare për konsum në vitin 2019 për familje arrinin në 82.235 lekë nga 75.935 lekë që ishte në 2018, pra rritja e shpenzimeve është 6.300 lekë.
Për të mbuluar këtë shtrenjtim të jetesës nevoja për të ardhura është më e lartë por në fakt në këtë periudhë 2018-2019 pagat mesatare janë rritur me 1.146 lekë, pra 5 herë më pak se shpenzimet.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3710
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bie numri i lindjeve në Lezhë, 18% më pak se në 2013! Në 3 vite, lindën 40 fëmijë afganë
5 Janar, 14:20
-
Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje
25 Dhjetor 2024, 13:49
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor 2024, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor 2024, 14:25
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor 2024, 11:05
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor 2024, 16:05
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29
-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
9 Dhjetor 2024, 18:39
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor 2024, 08:07
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor 2024, 07:52
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor 2024, 14:09