Çmimet e konsumit në muajin gusht kanë pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas raportit të INSTAT çmimet për produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike u rritën me 2,4 %, në raport me gushtin e vitit 2018. Po ashtu muaji që kemi lënë pas ka shënuar rritje të çmimeve me 0,4 % edhe ndaj muajit korrik. Rritja më e madhe e çmimeve është reflektuar tek frutat, të cilat janë shitur 11,4 % më shtrenjtë se një vit më parë, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,0 %, dhe “zarzavate përfshirë patatet” me 2,7 %.
Referuar po të njëjtit raport inflacioni vjetor për çmimet e konsumit ka arritur në nivelin e 1,4 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %, duke e vështirësuar më tepër objektivin që ka Banka e Shqipërisë për të kthyer inflacionin në nivelin e 3%. Këto të dhëna japin edhe një sinjal tjetër, që konsumi i popullatës ka qenë i ulët pavarësisht se kjo periudhë e vitit duhet të shënojë një rritje të kërkesës për konsum.
Një rritje më e madhe e kësaj kërkese do të nënkuptonte edhe çmime më të favorshme për konsumatorët, po ashtu një ndikim jo pak të vogël në shtrenjtimin e ushqimeve ka edhe importi nga vendet e tjera. Ndërkohë rritje të çmimeve ka pasur edhe për argëtim apo pije alkoolike, ndërsa ulje të çmimeve ka pasur vetëm tek grupi i “Shëndetit” me 0.1%.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5105
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eksportet më mirë, por ende larg vitit 2023! INSTAT: Vijon kriza e fasonerisë, në janar tekstilet ranë 2.3%
17 Shkurt, 16:02
-
Në 5 qarqe lindjet ranë nga 10-19%, jugu më i prekuri
14 Shkurt, 09:32
-
Inflacioni bie në 1.9% por tkurrja e numrit të bagëtive shtrenjton mishin dhe bulmetin! INSTAT: Në janar 3.3 - 4% më i lartë
13 Shkurt, 16:45
-
Lindjet në vend ranë 5% më 2024, numri më i ulët në 90 vite
13 Shkurt, 07:31
-
Sa kushton një fëmijë në Shqipëri? Nga shpenzimet për shtatzëninë tek rritja
8 Shkurt, 10:13
-
VKM/ Qeveria vendos krijimin e bazës së të dhënave shtetërore 'Databazës së treguesve të statistikave zyrtare'
5 Shkurt, 17:03
-
Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’
4 Shkurt, 19:20
-
1.5 milionë të huaj më shumë se 2023-shi! Sa vizitorë pati Shqipëria 1 vit më parë?
24 Janar, 15:33
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
'Zhvlerësohen' edhe produktet 'Made in Albania', biznesi vendas humb me miliona euro në eksport
20 Janar, 16:35
-
Euro ‘zhvlerëson’ edhe eksportet! Prodhimi vendas ‘në vend numëro’
18 Janar, 14:45
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19