Rekord rastesh me COVID në Shqipëri /381 raste pozitive dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

Rekord rastesh me COVID në Shqipëri /381 raste pozitive dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

TIRANË- Koronavirusi vijon sërish të shënojë shifra të larta me koronavirus në Shqipëri. Këtë të martë u shënua dhe një tjetër rekord infektimesh.

Gjatë 24 orëve të fundit u kryen 1684 testime prej të cilave 381 qytetarë rezultuan pozitiv me COVID.

Ndërkohë në krahasim me dy ditët e para, numri i viktimave është ulur ku 5 qytetarë kanë humbur betejën me virusin.

I lartë gjithashtu mbetet dhe numri i personave të shtruar në spital ku aktualisht 336 pacientë po marrin shërbim mjekësor, 13 janë në terapi infensive dhe 4 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,473 që nga fillimi i epidemisë.

Përditësimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1684 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 381 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

125 raste në Tiranë, 33 në Korçë, 27 në Fier, 26 në Krujë, nga 17 raste në Shkodër, Kavajë, nga 15 raste në Vlorë, Mallakastër, 14 në Pogradec, nga 13 raste në Lezhë, Gramsh, 12 në Tropojë, nga 9 raste në Kurbin, Përmet, Kuçovë, 7 në Kukës, 6 në Sarandë, 5 në Librazhd, 4 në Mat, 2 në Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Lushnje.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,473 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 336 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 5 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 54 vjeçar nga Korça, një 64 vjeçar nga Librazhdi, një 64 vjecar dhe dy 66 vjeçarë nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (3 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                  381

Të shëruar ne 24 orë               106

Të shtruar në spitale                336

Humbje jete në 24 orë                 5

Testime ditore                        1684

Testime totale                   129,822

Raste pozitive                       21,904

Raste të shëruara               11,473

Raste Aktive                            9,899

Humbje jete                              532

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4968

Durrës                  906

Fier                         773

Korçë                    630

Shkodër                556

Lezhë                     450

Elbasan                  446

Vlorë                     414

Berat                     292

Kukës                   216

Gjirokastër            151

Dibër                     97

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Covid 19: 03/11/2020 18:35

    kollaj me i myll por efekti psikologjik qe shkakton karantina eshte shume me i rrrezikshem se vete koronavirusi

    Përgjigju
  • borat: 03/11/2020 16:46

    myllini tana sa sosht von! projeksjoni muj me shku 30-40 mij infektum. a jeni te marr mos me i mbyll mor???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës