TIRANE, 21 Gusht/ATSH/- Në 7 muajt e parë të këtij viti, të ardhurat nga tatim-fitimi arritën 12.6 miliardë lekë, me një rritje rreth 33% më shumë se janar-korriku i 2013-s.
Sipas ministrisë së Financave, muaji Korrik është muaji i parë i fillimit të tremujorit, mbi bazën e të cilit që prej muajit janar tatim-fitimi mblidhet mbi bazë tremujore, ndaj pritet që ritmet e rritjes të jenë edhe më të larta në dy muajt në vijim.
Të hyrat nga akciza ishin gati 20 miliardë lekë, bëjnë të ditur burimet. Edhe "Taksa nacionale dhe të tjera" rezulton të jetë rritur me rreth 19%.
Ecuri pozitive tregojnë të ardhurat nga pushteti vjetor me rritje 17.7% më shumë se vjet, kontributet nga sigurimet shoqërore me 7.7% dhe ato shëndetësore, që janë zgjeruar me 18.2%.
Ndryshe nga këto zëra, tatimi mbi të ardhurat vijon me performancë negative, si rrjedhojë e uljes së tij për pagat relativisht të ulëta./n.m//a.ke/












