Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani ka gati lëshimin e raketave! Nasrallah kërcënon Haifën, objektiv edhe Tel Avivi

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani ka gati lëshimin e raketave! Nasrallah kërcënon Haifën, objektiv edhe Tel Avivi

Sulmi i fundit i hezbollah ndaj Izraelit me raketa

TEL AVIV – Rriten ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme. Numërimi mbrapsht filloi ditë më parë, por vetëm Irani e di se kur do të përfundojë dhe do të shpërthejë “Big Bang”-un luftarak. 

Zyrtarët amerikanë i thanë Wall Street Journal se kishin parë Iranin të lëvizte edhe vendet e raketave dhe të kryente stërvitje ushtarake që nga fundjava. Pra, a janë gati tani? Sipas CNN, SHBA pret një sulm "në ditët e ardhshme, megjithëse nuk është e qartë nëse do të koordinohet së bashku me Hezbollahun", dhe ka nga ata që theksojnë se “dritarja” mund të hapet pas samitit të Organizatës për Bashkëpunimi Islamik, i cili takohet të mërkurën më 7 gusht në Jeddah, për të diskutuar mbi Iranin dhe Palestinën.

Ndërkohë, dje u shpreh lideri i lëvizjes libaneze, Hassan Nasrallah, i cili pohoi se përgjigjja ndaj shtetit hebre është një detyrim, “cilado qofshin pasojat”. Pas fyerjes së vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran, do të arrijë një hakmarrje "të fortë dhe efektive", në të cilën Hezbollahu do të veprojë i vetëm ose "në kontekstin e një përgjigjeje të bashkuar", nga të gjithë aleatët e "Boshtit të rezistencës", raporton “La Repubblica”.

 “Ne do të përgjigjemi, me Iranin dhe Houthis. Vendet arabe zgjohen, armiku po lufton pa vija të kuqe – tha Nasrallah. Është Izraeli ai që ka zgjedhur përshkallëzimin. Avionët e saj fluturojnë mbi Bejrut për të trembur njerëzit e mbledhur në ceremoni (për vrasjen e komandantit Fuad Shukr, që ndodhi një javë më parë), por ajo ka frikë nga ne dhe ka të drejtë. Pritja njëjavore është pjesë e dënimit, pjesë e përgjigjes, pjesë e betejës. Banorët e Haifës duhet të përgatiten për çdo skenar”, ishin kërcënimet iraniane.

Hezbollah regjistroi edhe vdekjen e katër ushtarëve të tij, në një bastisje izraelite në Maifadoun (midis tyre Amin Badr al-Din, nipi i një ish-komandanti që u akuzua për vrasjen e kryeministrit libanez Rafik Hariri), dhe u përgjigj me një breshëri dronësh dhe raketash. Por vetëm shtatë lëndimet izraelite në një autostradë veriore u shkaktuan, pranoi IDF (ushtria izraelite), nga një raketë përgjuese e mosfunksionuar nga vetë shteti hebre, e lëshuar për të ndaluar dronët.

Tel Aviv-i gjithashtu duhet të jetë ndër objektivat e hakmarrjes, sipas gazetës pro-Hezbollahut Al-Akhbar, por nuk dihet nëse objektivi do të jetë një bazë ushtarake në zonë apo vetë banorët e qytetit. Çështja se cilat objektiva do të goditen është thelbësore për të kuptuar se cila do të jetë kundërpërgjigja e Izraelit.

Lëvizjet ruse

Vladimir Putin gjithashtu ka lëvizur për këtë çështje, sipas “Reuters”. Përmes sekretarit të Këshillit të Sigurimit rus, Sergei Shoigu, i cili ishte në Teheran të hënën më 4 gusht, kreu i Kremlinit besohet se i ka dërguar një mesazh Ayatollah Ali Khamenei me idenë: "Jepni një përgjigje të moderuar dhe mos sulmoni civilët".

Do të ishte një nga presionet e shumta diplomatike të bëra në orën e fundit për të shmangur katastrofën e një lufte totale rajonale. Presidenti amerikan Joe Biden në fakt pati biseda telefonike me emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani dhe me presidentin egjiptian Abdel Fattah al Sisi. Giorgia Meloni foli me Mbretin e Jordanisë Abdallah II duke shprehur shpresën që konflikti të mos përhapet dhe të shmangen iniciativat që distancojnë dialogun. Ndërsa ministri i Jashtëm Tajani foli me kolegët e tij nga Jordania dhe Egjipti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:09
Spitale nëntokësore në Izrael, gati për të përballuar sulmin

Thellë nën qytetin verior izraelit të Haifës, është ndërtuar një spital më sipërfaqe të madhe. Qindra shtretër janë rreshtuar brenda mureve të tij prej betoni. Ka salla operacioni, një maternitet dhe pajisjet mjekësore të nevojshme, por ende nuk ka pacientë.

Qendra mjekësore Rambam nisi ndërtimin e këtij spitali-bunker, në vitin 2006 Izrael-Hezbollah.

Funksionon si parking shumëkatësh zakonisht, por në më pak se tre ditë mund të kthehet në një spital. Ka qenë në gatishmëri menjëherë që pas sulmeve të Hamasit në 7 tetor te vitit të kaluar.

Në rast të një sulmi të madh në Izrael , objekti është i pajisur me 2000 shtretër ,i gatshëm për të marrë pacient nga qendrat spitalore mbitokësore dhe të trajtojë viktima të tjera të plagosura nga spitalet brenda qytetit dhe ato pranë.

Ndërsa kërcënimi i një lufte gjithëpërfshirëse rajonale pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismael Haniyeh  dhe komandantit te latë të Hezbollahut Fuad Shukr është i lartë, mjekët këtu thonë se janë të përgatitur për një sulm të madh në Haifa.

A.Q/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Konispol/ Vrau babanë pasi i vrau të ëmën, zbardhet dëshmia e 41-vjeçarit: Ishte i dhunshëm me nënën

Konispol/ Vrau babanë pasi i vrau të ëmën, zbardhet dëshmia e 41-vjeçarit: Ishte i dhunshëm me nënën