Një bukë masive në Fier kushton 150 lek! Duke pësuar një rritje me 40 lek brenda ditës. Furrtarët tregojnë se shkak është rritja e çmimit të miellit.
"Rritja e bukës vjen se kanë ndryshuar dhe çmimet e tjera, kryesisht miellin që e blejmë shumë shtrenjtë", tha një furrtar.
Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë nga institucionet të ushtrojnë kontrolle për frenimin e abuzimit me çmimet e bukës dhe ushqimeve të shportës.
"Nuk e përballoj dot se 160 mijë e kam pensionin. Çfarë të blej bukën apo ilaçet që më shkojnë 30 mijë lek?, tha një e moshuar.
"Edhe ushqimet janë rritur të gjitha, aty ku s'mban më ka shkuar gjendja", tha një tjetër.
Tabela me çmime është afishuar në xham! Një bukë masive me peshë 800 gr kushton 100 lek në Kukës. Të gjitha furrat e bukës në qytetin verilindor kanë rritur çmimet, ndërsa për qytetarët jetesa po bëhet e papërballueshme.
"1000 lek buka sot, më herët ka qenë 800 lek. Marr tre bukë në ditë se jemi familje me 7 anëtarë", tha një qytetar.
Buka po shitet 20 lekë më shtrenjte dhe në Lezhë. Qytetaret kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të frenuar rritjen e çmimeve.
" Ka qenë 1 mijë dhe është bërë 1200 lek. Zgjidhja do të ishte ndërhyrja e qeverisë për paketë sidomos për pensionistët", thanë ata.
Rritja e çmimeve ka nisur në muajt e fundit të 2021 dhe ka arritur kulmin pas luftës në Ukrainë. Karburanti dhe mielli po japin efektin zinxhirë në rritjen e produkteve të tjera.
I.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.4%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1882
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat
18 Dhjetor 2024, 07:30
-
Rritja e çmimeve, ekspertja në Report Tv: Produktet bujqësore 11 herë më shtrenjtë se inflacioni! Po prodhojmë pak qumësht, rrushi është bërë luks
10 Dhjetor 2024, 13:36
-
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku: Tre arsyet pse produktet ushqimore në Shqipëri janë më të shtrenjta krahasuar me vendet e BE-së
10 Nëntor 2024, 13:00
-
BSH: Kriza e inflacionit i përket së shkuarës! Bizneset pa punonjës edhe pse rritën pagat
15 Gusht 2024, 16:57
-
Rritja e çmimeve mbetet e ulët, inflacioni zbret në 2.1% në qershor
10 Korrik 2024, 07:24
-
Niveli më i ulët prej vitit 2021, inflacioni zbret në 2.3 %! INSTAT: Mallrat po shtrenjtohen, përveç karburantit
8 Prill 2024, 16:51
-
Lufta e Rusisë në Ukrainë goditi ekonominë dhe në Shqipëri, çmimet u rritën në ‘stratosferë’
28 Shkurt 2024, 10:13
-
Banka e Shqipërisë: Vendi mund të përballet me valë inflacioni! Shkak konfliktet rajonale dhe mungesa e punëtorëve
15 Shkurt 2024, 17:27
-
Inflacioni në janar zbriti në nivelin më të ulët të 2 viteve, por çmimet e ushqimeve u rritën me 5.3%
13 Shkurt 2024, 11:17
-
Në fundvit çmimet në Shqipëri u rritën më shumë se në BE! Eurostat: Në 2023 u shtrenjtua gjithçka me përjashtim të transportit
17 Janar 2024, 15:48
-
Çmimet mbeten të larta, viti u mbyll me inflacion 4.7%! Ushqimet kryesojnë rritjen për 2023-shin
10 Janar 2024, 11:29
-
Viti 2024 nis me pritshmëri pesimiste për uljen e inflacionit! BSH: Të gjithë sektorët e ekonomisë presin rritje çmimesh
5 Janar 2024, 20:08
Qe rritja e cimeve eshte ne cdo drejtim duket por ky berkederri qe ka dale ne foto duket qe eshte i uritur... Bravo fotografit se paske gjetur njeriun e duhur...
Përgjigju