Rritet me 12 lekë, nga sot çmimi i naftës 245 lekë/litri! Benzina dhe gazi nuk ndryshon

Rritet me 12 lekë, nga sot çmimi i naftës 245 lekë/litri! Benzina dhe gazi nuk ndryshon

Çmimi i naftës pritet të rriten sërish me 12 lekë ditën e sotme. Burime për Shqiptarja.com bënë të ditur se vendimi është marrë nga Bordi i Transparencës dhe do të hyjë në fuqi më 26 mars, ku çmimi i naftës do të shkojë në 245 lekë/litri nga 233 lekë/litri që ishte.

Ndërkohë çmimi i benzinës dhe i gazit nuk do të ndryshojnë, ku benzina do të vijojë të  jetë 218 lekë/litri dhe gazi 93 lekë/litri.

Aktualisht çmimi i naftës në bursë është 119.4 dollarë për fuçi.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë, në të kundërtën do të ndëshkohet duke nisur nga gjoba nga 2 mln lekë për ato që tregojnë me pakicë deri në 10 mln lekë për shumicën, por edhe heqja licencë nëse shkelja është e përsëritur.

Bordi i Administrimit të Karburanteve u ngrit pikërisht për të bërë transparent lëvizjen e çmimit të naftës në bursë e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe shmangien e abuzimeve brenda tregut tonë me karburantet.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 26/03/2022 09:03

    Duhet ulur taksa e qarkullimit se ndryshe nuk vazhdohet keshtu.Megjithate ky popull eshte bere si bageti.. Askush nuk proteston..Qeveria nuk duhet te rrije me shume se tre vjet jo me 12 vjet..Jane bere si shushunja qe po i pijne gjakun ketij populli perdite..Arrogante dhe te pa pergjegjshem...Nje tufe maskarenjesh me servilash nga mrapa qe i bejne fresk nga mbrapa..

    Përgjigju
  • adi: 26/03/2022 08:57

    jo gazi 110 lek nga 93 dhe benzina 240 ..pra jan rrit jo pak

    Përgjigju
  • Gripi: 26/03/2022 07:40

    Bordi qe ben transparence per cfare? Me mire thoni Bordi i drejtuar nga Kastrsti& Co dhe qe u krijua vdtem per te orientuar Lapajt drejt shuarjes se protestsve. Nese protestojme se po na shkon thika ne kocke jemi pro rus, nese nuk protestojne do vdesim por ama si si pro oligarke. Jepi Rama 3 coje 5 mije leke litrin dhe na bjere Mallumrat per te zbutur krizen.

    Përgjigju
    • Ciklisti: 26/03/2022 08:34

      Shum kir tja u boj 100mij tja u çoj se na mbytet me kto makina.!

  • ardi: 26/03/2022 01:08

    ja pse duhet te shkojme dhe ta nxjerrim zvarre nga kryeministria. cmimi real eshte 94 lek, pjesa tjeter jane taksat e ktij kellires.

    Përgjigju
  • landi: 26/03/2022 00:59

    RROFSH O EDI RAMA,,,,,UNE PER TY DO TE VOTOJ EDHE SIKUR TA BESH I LITER NAFTE 5000 LEKE,,,,,EDHE NJE HERE FALEMINDERIT QE NA E RRIT NAFTEN PERDITE....////EDHE HIQ MOS U NDAL COJE 10.000LEK/LITRIN....

    Përgjigju
  • Latif: 25/03/2022 22:22

    Bordi i Bastardeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City