Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 301 raste të reja dhe 8 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 301 raste të reja dhe 8 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Foto nga spitali COVID në Kosovë

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 301 persona dhe janë raportuar 8 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 është rritur. Dje janë shënuar 288 raste të reja dhe kanë humbur jetën 5 persona.

Pacientët të cilët kanë arritur të shërohen nga virusi fatal gjatë 24 orët e fundit janë 181.  

Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Ferizaj 19 raste, Podujevë 18 raste, Gjakovë 16 raste, Suharekë 16 raste, Pejë 15 raste, Malishevë 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 13 raste, Prizren 11 raste, Dragash 5 raste, Kaçanik 5 raste, Klinë 5 raste, Obiliq 5 raste, Rahovec 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Gjilan 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Istog, Junik dhe Shtërpcë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Gjakovë 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (61 vjeç), Skenderaj 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (54 vjeç).

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 58.988, ndërkohë që numri i viktimave është 1.479 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Më datë 5 janar, Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë një ditë më vonë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë vaksinave në ditë.

Pavarësisht se ditën e sotme numri i viktimave është i lartë, situata epidemiologjike në vend paraqitet e stabilizuar dhe si pasojë edhe masa anti-COVID u lehtësuan së fundmi.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump