Numri i të infektuarve me COVID në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm.

Në 24 orët e fundit, nga 3816 testime të kryera rezultuan pozitiv 721 qytetarë.

7 persona kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës, ndërsa janë shëruar edhe 171 persona.

Numri aktual i personave aktivë këtë javë është rritur ndjeshëm duke e çuar në 8290 raste, ndërsa javën e kaluar ishte rreth 6 mijë.