Rritet numri i vajzave të pamartuara që kërkojnë të birësojnë fëmijë

46 çifte presin të birësojnë fëmijë në Shqipëri, ndërsa është ulur ndjeshëm numri i lindjeve dhe braktisjeve të fëmijëve. Për Report Tv psikologia e Komietit Shqiptar të Birësimeve Ina Musaj tregon se kohët e fundit ka një rritje të nurmit të çifteve që kërkojnë të birësojnë fëmijë.

Rritet numri i çifteve shqiptare që kërkojnë të birësojnë një fëmijë. Psikologia e e Komietit Shqiptar të Birësimeve Ina Musaj pohon se janë 46 çifte që kanë aplikuar për birësim, por që fëmijë të braktisur nuk ka. Sipas psikologes, në 5 vitet e fundit vihet re se ka rënë edhe numri i  fëmijëve të braktisur.

“Aktualisht numri i çifteve që janë në pritje për të birësuar një fëmijë është 46, kjo për shkak të numrit të rënies së fëmijëve të braktisur, që do të thotë aktualisht ne kemi në institucion dosje të fëmijëve me problematika të ndryshme shëndetësore, ose në moshë madhore”, shprehet Ina Musaj.

Për sa i përket vitit 2018, janë kryer 30 birësime, ndërsa 7 prej tyre janë raste të birësimeve brenda gjakut. Krahas çifteve kohët e fundit vihet re edhe një interesim nga nënat beqare për birësim, por sipas psikologes Musaj përparësi u jepet çifteve.

Për vitin 2018 numri i çifteve që kanë birësuar një fëmijë është 23, dhe kanë qenë 7 birsime me lidhje gjaku, që do të thotë janë brenda familjes, pra kur vëllai ja jep fëmijën motrës, apo motra vëllait, ose njerëzve të tjerë të afërm. Një rast tjetër i veçantë i birësimeve janë edhe nënat single, që do të thotë një nënë beqare edhe pse nuk është e martuar ka të drejtë të birësojë një fëmijë. Mirëpo institucioni ynë përparësi u jep çifteve", thotë psikologia.

Çiftet shqiptarë ndryshe nga çiftet e huaja kanë interes më të madh në birësimin e fëmijëve të moshës 1-2 vjeç, e ndërsa ka edhe nga ata çifte të cilët edhe pse kanë fëmijë biologjik, zgjedhin që të birësojnë.  

“Çiftet shqiptare parapëlqejnë që të birësojnë një fëmijë sa më të vogël. Që do të thotë në grupmoshën 1-2 vjeç. Ciftet e huaja janë më të predispozuar për të birësuar fëmijë me problematika të ndryshme shëndetësore ose me në moshë madhore duke u nisur edhe nga kushtet në të cilat ata ndodhen, dhe janë më të gatshëm për tu kujdesur për fëmijë që ndodhen në kushte të tilla”, tregon psikologia Ina Musaj.

Për të birësuar një fëmijë, komiteti shqiptar i birësimeve ka 2 kushte kryesorë të cilat konsistojnë në të paturit një hipotekë shtëpie si edhe duhet që të dy prindërit të jenë të punësuar. E ndërsa për sa i përket procedurave post birësimit, punonjësit social e ndjekin ecurinë e fëmijëve në familjen e re për 2 vite një herë në 6 muaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike