Ndryshon Kodi i Familjes, rregullat e reja për të birësuar një fëmijë nga shqiptarët dhe të huajt

Ndryshon Kodi i Familjes, rregullat e reja për të birësuar një fëmijë nga shqiptarët dhe të huajt

Foto ilustruese

Ndryshimi i Kodit të Familjes do të jetë pjesë e axhendës së Kuvendit, gjatë sesionit të ri parlamentar, që do të nisë në shtator. Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një projektligj për ndryshimin e Kodit të Familjes, me qëllim për të lehtësuar procedurat për birësimin e fëmijëve. Nisma ligjore do të miratohet nga qeveria, ndërsa do të depozitohet në Kuvend, në fillim të vjeshtës. Ndryshimet parashikojnë që një sekretariat ekzekutiv pranë Komitetit Shqiptar të Birësimit harton listën e fëmijëve që mund të birësohen nga shtetas shqiptar apo të huaj. Fëmija kalon në këtë listë pas shpalljes së braktisjes prindërore. 

Shtetasit e huaj dhe shqiptarët me vendqëndrim të zakonshëm jashtë Shqipërisë mund t'i drejtohen Komitetit Shqiptar të Birësimit, për birësimin e një fëmije, vetë dhe vetëm nëpërmjet autoriteteve kompetente ose agjencive ndërmjetësuese të shtetit të vendqëndrimit të tyre të zakonshëm, të njohura si të tilla nga Komiteti. Kodi në fuqi parashikonte që emigrantët shqiptarë mund t’i drejtoheshin drejtpërdrejt Komitetit të Birësimit. Tashmë emigrantët duhet të vënë lëvizje agjencitë ndërmjetësuese. Ndryshimet parashikojnë njohjen e agjencive ndërmjetësuese të huaja për birësimet. 

Ndërkaq, shtetasit e huaj, me vendqëndrim të zakonshëm prej dy vjetësh në Shqipëri, mund t'i drejtohen drejtpërdrejt Komitetit, por vetëm nëse legjislacioni i tyre kombëtar e lejon birësimin. Shqiptarët me banim në Shqipëri i drejtohen gjithashtu Komitetit. Ndryshimet në Kodin e Familjes përcaktojnë edhe listën e re të dokumenteve që duhet të paraqesë dhe të plotësojë një aplikant për të birësuar një fëmijë. Aplikuesi duhet të paraqesë një kërkesë me motivimin e birësimit, të dhënat për marrëdhëniet ndërpersonale të anëtarëve të familjes dhe qëndrimin e tyre ndaj birësimit, të dhënat për gjendjen civile, vërtetimin e gjendjes gjyqësore dhe vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale, vërtetim gjykata që nuk është në proces gjyqësor penal. 

Gjithashtu një person që aplikon për të birësuar një fëmijë duhet të paraqesë një deklaratë për për fëmijërinë, mënyrën e rritjes, edukimin dhe profesionin e tij, një raport mjekësor dhe historinë mjekësore të familjes, vërtetimin nga autoriteti shëndetësor që vërteton se nuk vuan nga sëmundje ngjitëse ose sëmundje të tjera të rënda që mund të vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e fëmijës që do të birësohet. Dokumentet e tjera përfshijnë vërtetime për punësimin, për pronësinë e banesës, kushtet e banimit, sipërfaqen e banimit, deklaratë për gjendjen ekonomike dhe sociale, vërtetim nga organet e njësisë së qeverisjes vendore të vendbanimit, për sjelljen dhe figurën morale, deklaratën e gatishmërisë së familjarëve dhe të miqve në mbështetje të aplikantit birësues si dhe dy fotografi të secilit prej aplikantëve birësues.

( Kliko këtu për të lexuar ndryshimet në kodin e familjes)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kremtohet Krishtlindja në Durrës, besimtarët e krishterë luten për paqe dhe mirësi

Kremtohet Krishtlindja në Durrës, besimtarët e krishterë luten për paqe dhe mirësi