
13 persona kanë humbur jetën këtë të diel si pasojë e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1184 raste të reja pozitive, nga 4013 testime në të gjithë vendin. Raporti i të shëruarve vijon të jetë më i ulët se i infeksioneve, ndërsa bëhet me dije se këtë të diel janë shëruar vetëm 796 persona.
Java që sapo është mbyllur ka regjistruar një bilanc negative përsa i përket numrit të përgjithshëm të vdekejeve si pasojë e virusit korona. Nga e hëna e 15 shkurtit deri në këtë të diel janë regjistruar në total 111 viktima të moshave të ndryshme që nuk mundën t’i mbijetonin virusit. Dita e premte ka shënuar edhe rekordin e vdekjeve, me 19 të tilla. Kjo javë që sapo është mbyllur, edhe në numrin e përgjithshëm të humbjeve të jetëve rezulton të jetë më vdekjeprurësja, e krahasuar me dy javët e para të muajit shkurt.
Nga data 1 deri në datën 7 shkurt janë regjistruar 66 humbje jete, ndërsa në javën e dytë, përkatësisht në datat 8 deri në 14 shkurt janë regjistruar në total 83 fatalitete. Siç mund të vërehet edhe përmes shifrave, numri i vdekjeve sa vjen dhe rritet, sidomos referuar shtimit me 28 vdekje më shumë në javën e tretë të shkurtit, të krahasuar me javën e dytë.
Në javët e fundit ka patur fatalitete të vdekjeve sidomos edhe në moshat më të reja. Ekspertët janë të mendimit se kjo ka ardhur si pasojë e varianteve të reja të virusit që dyshohet se ka ardhur në vendin tonë dhe qarkullon nëpër popullatë.
Lajmi kryesor:
Ndërrojnë jetë 13 qytetarë nga COVID në vend, shënohen 1184 raste të reja! Java e tretë e shkurtit mbyllet me 111 vdekje







