Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë, 444 raste dhe 13 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë, 444 raste dhe 13 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 444 persona dhe janë raportuar 13 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një ulje, pasi dje janë raportuat 587 raste pozitive me virusin, ndërsa për sa i përket viktimave, numri është dyfishuar.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të dalin fitues nga beteja me koronavirusin është 452, gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 235 raste, Prizren 33 raste, Gjilan 26 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Lipjan 16 raste, Kamenicë 15 raste, Podujevë 14 raste, Deçan 12 raste, Ferizaj 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 8 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Gjakovë 6 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot dhe Shtime.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (82, 87, 73 vjeç), Prizren 3 raste (83, 75, 68 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 69 vjeç), Dragash 1 rast (68 vjeç), Klinë 1 rast (74 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (43 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 74.079, ndërkohë që ai i viktimave është 1.668 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

Kohët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.

Qeveria në detyrë e Kosovës, pas një shqyrtimi të situatës epidemiologjike në vend vendosi që të lehtësohen masat anti-COVID. Një ndër masat e reja të cilat hynë në fuqi ditën e sotme është heqja e orës policore në ‘zonat e kuqe’ në të gjithë vendin

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës