Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi, të paktën 347 të vdekur

 Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi, të paktën 347 të vdekur

Banorët e evakuuar në Indonezi

Është rritur numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në ishullin turistik në Lombok në Indonezisë, që ra të dielën më 5 gusht. Fillimisht u raportua për 98 viktima. Sot mediat indoneziane raportojnë për 347 persona të vdekur. Shumica e njerëzve vdiqën në Kayangan, në anën veriore të ishullit, ka raportuar një agjensi vendase e lajmeve.

1.447 njerëz janë plagosur, ndërsa mbi 165 mijë persona të tjerë janë zhvendosur nga tërmeti, që goditi ishullin me forcën 6,9 ballë. Përgjatë këtyre ditëve pas rënies së tërmetit, në zonën veriore Lombokut janë zhvendosur shumë banorë. Sipas vlerësimeve, rreth 80% të ndërtesave janë shkatërruar, ndërsa autoritet e kanë të fokusuar ende punën në ndihmën tek njerëzit e prekur nga fatkeqësia. 

Shumë njerëz janë të zhvendosur dhe shumë prej tyre kanë migruar në zonat kodrinore dhe malore për shkak të frikës nga cunami.

Mediat ndërkombëtare

Lomboku u trondit para një jave nga një tërmet, prej nga gjetën vdekjen 16 vetë e mbi 350 të tjerë u plagosën. Indonezia ndodhet në rrethin e zjarrit të Oqeanit Paqesor dhe është ndër zonat më aktive gjeologjike të globit. Vazhdimisht atje ka tërmete e shpërthejnë vullkane. Në dhjetor 2004, një tërmet i fuqishëm në Sumatra shkaktoi një cunami që mori jetën e 230.000 njerëzve në rreth dhjetë vende.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja