Rritet numri i viktimave të sulmit në Strasburg, vdes një gazetar italian

Rritet numri i viktimave të sulmit në Strasburg, vdes një gazetar italian

Antonio Megalizzi

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmi i mbrëmjes së martë (lexo këtu) në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg duke shkuar në katër. Viktima e katërt është një gazetar italian, Antonio Megalizzi 28 vjeç.

Megalizzi prej tre ditësh ishte në gjendje të rëndë, pasi kishte marrë plagë në kokë, ndërsa sot ndërroi jetë. Autori i sulmit në Strasburg është Cerif Chekat 29-vjeç (shiko këtu).

Ai u vra mbrëmjen e djeshme nga policia teksa ishte fshehur në një magazinë në Meinau. Autori ishte person me precedent, i dënuar disa herë dhe i njohur për shërbimet inteligjente franceze. Sipas mediave franceze ai dyshohet se ishte radikalizuar gjatë kohës që kishte qenë në burg në vitin 2015.

ISIS mori përgjegjësinë për sulmin në tregun e Krishtlindjeve duke thënë se Cerif Chekat ishte "ushtar i shtetit islamik".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)