Reshjet e shumta gjatë këtyre javëve, kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në kaskadën e Drinit, pasi Fierza ka arritur në kuotën 274.7 metër, Komani 171.1 metër dhe i Vaut të Dejës 73.6 metër.
Prurjet e shumta kanë rritur prodhimin, e për pasojë KESH ka bërë disa ankande për të shitur energji. Në ankandin e fundit KESH ka shitur 57 mijë megavat energji me vlerë afërsisht 5.6 milionë euro.
Çmimi mesatar me të cilin është shitur energjia në ankandin e fundit ka qenë 97.4 euro megavati, ndërkohë që aktualisht çmimi i energjisë në bursë është mbi 120 euro për megavat.
Ulja e fortë e çmimit të energjisë në krahasim me vitin e kaluar, ka ulur ndjeshëm kostot e importit, dhe nga ana tjetër reshjet kanë favorizuar eksportin gjatë këtij viti.
Nga kalkulimi i të dhënave nga ankandet e bëra të KESH për shitje energjie, rezulton se prej janari deri më tani janë shitur mbi 597 mijë megavat energji me vlerë rreth 51.7 milionë euro.
Ndërkohë që në total janë importuar 60.5 milionë euro energji, ku blerjet më të mëdha janë bërë në muajit e verës deri në tetor.
Për shkak të çmimeve të larta të bursës në vitin e kaluar ku një megavat arriti deri mbi 1000 euro, vendi shpenzoi 503,8 milionë euro për të blerë energji, ndërsa në total shiti vetëm 37.9 milionë euro referuar të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë.
EKSPORT-IMPORT I ENERGJISË
Eksportet 51,637,303 euro
Energjia e Shitur 597,740 megavat
Importet 60,518,761 euro
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.7%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytja nga HEC i Sasaj në Bunec kambanë alarmi/ Eksperti flet për Report Tv: S'ishte ngjarje e pa paralajmëruar, do të jenë 1 mijë HEC të vogla në Shqipëri! Ku po shkojmë?
18 Janar, 14:27
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Dëmtohen shtyllat, banorët e 6 fshatrave në Lezhë dhe një pjesë e Shëngiinit pa drita (VIDEO)
13 Janar, 18:55
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë
10 Janar, 19:37
-
Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit
8 Janar, 18:06
-
Shitblerje e paligjshme energjie? SPAK nis hetimet mbi kallëzimin e Bardhit për Ballukun! Avokati i deputetit demokrat: Të përgjigjet ku ikën 180 mln euro?
8 Janar, 14:02
-
Furnizon gjithë vendin, por fshati i Fierzës prej 2 javësh pa energji! Banorët: Na ndihmoni, po na prishen elektroshtëpiaket
5 Janar, 14:35
-
Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!
15 Dhjetor 2024, 19:13
-
PD e Vlorës denoncon: Prokuroria të hetojë Belinda Ballukun për skandalin! Korrupsion me dy TEC-e, s’prodhojnë asgjë dhe kanë marrë 73 mln euro në dy vite!
9 Dhjetor 2024, 15:29
-
PD padit në SPAK zv/kryeministren Belinda Balluku! Bardhi: Firmosi koston për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës 5 mln euro më shumë
2 Dhjetor 2024, 11:44
-
Moti i keq/ Korça dhe veriu i vendit nën ‘pushtetin’ e borës, trashësia deri në 60 cm! Mijëra banorë pa energji, s'ka probleme me qarkullimin (VIDEO)
1 Dhjetor 2024, 09:48
Respekte per qeverine Hoxha , akoma me leket e Enver Hoxhes dhe veprave komuniste jeton ai popull i Vogel. 35 vjet demokraci duhen 2-3 vite vetem projektim te nje projekti dhe 10 vite nje projekt nuk e kane mbyll , ja psh akoma ne 2024 rruga Durres Kuks Morine nuk ka mbaruar akoma 100% , me kete teknologji qe ka koha cdo gje ne shqiperi e mbaron per gjysme dekade , ndaj falenderojme gjysh stergjysherit e kohes se monizmit qe kemi akoma hidrocentrale dhe rryme se per keto kohe qe mbeten ne lane ne dere politikan dopjo gjashte! Edhe po ta mendosh kuadrot e atyre koherave sot as 100$ nuk kane pension ama ndertuan gjithe infrastructuren energjitike! Flasim drejt dhe rrime te shtremberuar…
PërgjigjuKaq pak kane deklaruar?? Tallin b..me popullin
Përgjigju