Rritet rreziku i një konflikti të drejtpërdrejtë midis SHBA-së dhe Rusisë

Rritet rreziku i një konflikti të drejtpërdrejtë midis SHBA-së dhe Rusisë

1682075103_luftaneukrainelivenewsrussiaukrainewara2cnnlajmengabota1280x720.jpg

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë,  nxiti mundësinë e një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së.

Vladimir Yermakov, kreu i ministrisë së jashtme për mospërhapjen bërthamore, i tha agjencisë shtetërore ruse se Uashingtoni po përshkallëzon rreziqet përmes sjelljes së tij me Moskën.

Ai tha se nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndjekin kursin e tyre aktual të konfrontimit me Rusinë, me aksionet që përshkallëzohen vazhdimisht në prag të rrëshqitjes në konflikt të drejtpërdrejtë të armatosur, atëherë traktatit të armëve bërthamore mund të përfundojë shpejt.

SHBA i tha Rusisë në mars se do të pushojë së shkëmbyeri disa të dhëna për forcat e saj bërthamore pas refuzimit të Moskës për ta bërë këtë.

Ministri Yermakov nuk ishte specifik në lidhje me kërcënimet e SHBA -së por tha se kërcënimi më i mprehtë sot lidhet me rrezikun e përshkallëzimit bërthamor si rezultat i një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis fuqive bërthamore.

 


Lajmi kryesor:

Putin fillon goditje ndaj aseteve të njerëzve nga vendet armiqësore! Lavrov në OKB: Askush nuk ka nevojë për Luftën e Tretë Botërore


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat