Tregtia e mallrave vijon të rritet nga muaji në muaj në raport me vitin e kaluar. Në 9-muajit e këtij viti vendi ka eksportuar mallra me vlerë 266 miliardë lekë duke u rritur me 36.5% në raport me vitin e kaluar, ndërsa nga ana tjetër ka importuar 556 miliardë lekë, duke u rritur me 29,6 %, krahasuar me një vit më parë.
Krahas rritjes së shkëmbimeve tregtare, është thelluar edhe deficiti tregtar me 23,9 %, krahasuar me vitin 2020 duke arritur në vlerën e 290 miliardë lekë.
Ndikim në rritjen e importit dhe të deficitit tregtar ka dhënë edhe rritja e çmimeve për shumë produkte, të shportës, karburanteve si edhe të energjisë elektrike.
Kontributin më të madh në rritjen e vlerës së eksporteve në 9 mujor e ka dhënë grupet e “Materialeve të ndërtimi dhe metaleve” me +14,3%, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +11,6%, duke qenë se gjatë këtij viti ka eksportuar më shumë se në vitin e kaluar energji elektrike, dhe grupi i “Tekstile dhe këpucë” me ndikim +3,5.
Ndërsa tek importet ndikimin kryesor në rritje e ka dhënë importi i makinerive e pjesëve të këmbimit, grupi i materialeve të ndërtimit si dhe importi i energjisë elektrike +4,6%.
Gjatë këtij nëntëmujori vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia, Kosova dhe Spanja, ndërsa nivelin më të lartë të importeve e kishte me Italinë, Turqinë dhe Kinën.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72.2%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 3108
Lajme të tjera
-
Eksportet në krizë/ INSTAT: U tkurrën me mbi 22% në tremujorin e parë të vitit! Industria e tekstileve ‘në kthetrat’ e zhvlerësimit të euros
17 Prill, 14:51
-
Niveli më i ulët prej vitit 2021, inflacioni zbret në 2.3 %! INSTAT: Mallrat po shtrenjtohen, përveç karburantit
8 Prill, 16:51
-
Ekonomia u rrit me 3.4% në vitin 2023! INSTAT: E rriti ndërtimi e pagat e shtetit! Bujqësia në krizë, bumi turistik nuk rriti konsumin
2 Prill, 14:53
-
Zaloshnja: 465 mijë 15-64 vjeçarë as punonin e as kërkonin punë në fund të 2023-shit, 26% më pak se në fund të 2021-shit
27 Mars, 16:38
-
Nuk ka prodhim vendas, 'fluturojnë' importet e frutave dhe zarzavateve, rritje vjetore me 63% në dymujor
25 Mars, 07:48
-
Viti 2024 po thellon krizën e sektorit të manifakturës! Në janar dhe shkurt eksportet e tekstileve ranë 38 mln €
24 Mars, 20:49
-
Eksportet nuk ‘ngrenë kokë’, u ulën me 16% në muajin shkurt! INSTAT: Importet u rritën me 7.9% në muajin e kaluar
18 Mars, 17:11
-
Në muajin shkurt çmimet në vend u rritën me 2.8% aq sa në vendet e BE
18 Mars, 16:43
-
Administrata ofron shërbimet online dhe bën shumë pushime! Si ka ndryshuar numri i të punësuarve në shtet
15 Mars, 07:17
-
Pse është ulur numri i meshkujve? Nga emigrimi te rënia e martesave dhe lindjeve, sociologu Gëzim Tushi jep arsyet
14 Mars, 20:29
-
21 mijë të rinj dolën nga tregu i punës në 2023, 'u zëvendësuan' nga 27 mijë pensionistë
13 Mars, 14:31
-
Në fund të vitit 2023 papunësia u rrit, bujqësia ‘pa’ punëtorë! Shifrat e INSTAT
11 Mars, 20:22