Rritet vlera e lekut, euro bie sërish në 126.5 lekë

Euro po kthehet përsëri në të njëjtin nivel ku ishte në fillim të muajit mars, pasi po e mbyll javën në rënie. Banka e Shqipërisë raporton për një rënie me 1.14 pikë këtë të premte, dhe po këmbehet në treg me 126.54, nga 131 që arriti në fund të muajit mars. Me të njëjtën ritëm po ulet edhe vlera e monedhave të huaja të cilat që nga data 24 mars zhvlerësuan në mënyrë të ndjeshme monedhën kombëtare.

Ekspertët vijojnë ta konsiderojnë një rritje artificiale, vlerën në të cilën po luhateshin valutat pak ditë më parë. Pronari i një biznesi fason Florjan Zekja, thotë se nga një luhatje e tillë e valutave as eksportuesit e biznesit fason nuk përfitojnë, pasi rritje e valutave nuk ka jetëgjatësi, dhe vjen si shkak i izolimit të vendit për të mos lejuar përhapjen COVID-19.

“Është diçka komplet anormale dhe fallco. Pasi remitancat mungojnë, fasoni nuk sjell më, eksportet  kanë rënë, parat e pista nuk po qarkullojnë sepse janë mbyll kufijtë. Nuk është real ky kurs. Përfitojmë për çështje ditësh. Kush ka me ndarë rrogat përfiton diçka, por kjo rritje nuk është reale, dhe që të ketë jetëgjatësi që të të motivojë të bësh projekte pasi këto janë lëvizje të shpejta”, thotë Zekja.

Ndërkohë në zyrat e kursit të këmbimit valutor monedhat e huaja vijojnë të këmbehen në shifra më të larta se ato të Bankës së Shqipërisë, duke shënuar edhe një diferencë të lartë ndërmjet çmimit me të cilën tregtarët e blejnë euron dhe çmimit me të cilën e shesin atë për tregtarët. Disa prej pikave të këmbimit apo edhe bankave euron e blejnë tek qytetari me 122.7 lekë dhe e shesin me 130 lekë.

Nga ana tjetër kjo luhatje e kursit ka ndikuar edhe tek sjellja e bankave, ku disa prej tyre nuk thyejnë më shumë se 500 euro pasi nuk janë të sigurt për kursin e këmbimit pasi mund të ketë lëvizje të mëdha gjatë ditës saqë ato rrezikojnë. Ndërsa monedhat e tjera si paundi po këmbehet me 144.29, apo dollari me 116.94 lekë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë