Rritja e akcizës në janar 2023 rrit importet, 58% më shumë zhdoganime në nëntor

Rritja e akcizës në janar 2023 rrit importet, 58% më shumë zhdoganime në nëntor

Foto ilustruese

Importet e cigareve pësuan një rritje të shpejtë në nëntor të këtij viti, duke shënuar rekord në sasi që nga nëntori 2013. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se në nëntor 2022 u importuan 319 tonë cigare me një rritje 58 për qind në raport me nëntorin e vitit të kaluar.

Ndryshe nga vitet e tjera ku importet e cigareve ishin në rënie sistematike, këtë vit pati një rritje të ndjeshme. Për të gjithë 11 mujorin 2022 importi i cigareve arriti 2886 tonë me një rritje vjetore 9 për qind. Ekspertë të tregut të cigareve pohuan se rritja e importeve në muajin nëntor po bëhet për të shmangur furnizimet me akcizë në të lartë në muajin janar të vitit 2023.

Duke nisur nga janari 2023 akciza për 1000 fije cigare do të jetë 7000 mijë lekë dhe në janarin 2025 do të arrijë në 7500 lekë sipas një kalendari ë përcaktuar paraprakisht. Për të shmangur kostot që vijnë nga pagesa më e lartë e akcizës grosistet e cigareve kryejnë furnizim në muajt e fundit të vitit. Mirëpo kjo praktikë e njohur në të gjitha vitet e fundit po ndihmohet edhe nga forcimi i antikontrabandës nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Burimet nga tregu pohuan se, doganat kanë shtrënguar mjetet kundër kontrabandës së cigares duke reflektuar një rritje sistematike të zhdoganimeve në të gjithë muajt e vitit 2022. Cigarja është një ndër artikujt më të importuar në vend dhe nga kontribuuesit kryesorë në të ardhura i buxhetit të shtetit. Sakaq konsumi i cigareve dekadën e fundit ka qenë nën presionin e masave ligjore që frenuan shitjet dhe pakësimi i popullsisë së re në moshë si konsumatorët kryesorë.

Rreth 7 vite më parë hyri në fuqi një ligj që ndaloi konsumin e cigares në ambientet e mbyllura. Në anketat e mëvonshme që zhvilloi instituti i Shëndetit publik gjeti se, konsumi në popullatë ishte ulur si rrjedhojë i këtyre masave. Nga ana tjetër niveli i lartë i emigracionit dhe ulja e lindjeve po çojnë në rënie konstante popullsinë në vend. Rënia e popullsisë pasqyrohet direkt të konsumi. Gjithsesi Shqipëria bën pjesë në vendet ku kontrabanda dhe evazioni fiskal vijojnë të jenë të larta.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) në raportin e monitorimit për vitin 2018 gjeti se 29.3 për qind e popullsisë në Shqipëri mbi moshën 15 vjeç është duhanpirëse që korrespondon me rreth 600 mijë persona. Duke iu referuar konsumit mesatar një person tymos në ditë 23.2 cigare në ditë ose ekuivalentin e cigares në duhan të hapur. Sipas këtij studimi Shqiptarët konsumojnë rreth 4’900 ton duhan në vit. Por, në vitin 2018 u zhdoganuan dhe u mblodh akcizë përafërsisht për 3000 ton. Për diferencën prej 1’800 ton (rreth 37% e totalit të konsumit) ekspertët vlerësojnë se shitet në mënyrë të paligjshme, dhe se pjesa më e madhe e saj është në formën e duhanit të hapur (të pabrenduar)./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun