Rritja e 'çmendur' e inflacionit në vendet e BE, Eurostat publikon grafiqet për secilin shtet

Rritja e 'çmendur' e inflacionit në vendet e BE, Eurostat publikon grafiqet për secilin shtet

Foto ilustruese

Eurostat ka publikuar së fundmi një seri grafiqesh që tregojnë se si është rritur në mënyrë të frikshme niveli i inflacionit në vendet anëtare të BE, apo në vendet e përfshira në Zonën Ekonomike Europiane dhe tregun e përbashkët të BE.

Grafiqet për secilin vend respektiv tregojnë rritjen e inflacionit nga muaji në muaj. Kështu inflacioni në Eurozonë, arriti në muajin mars në 7.5%, nga 5.9% që ishte në muajin shkurt. Në Janar 2022, ishte 5.1% dhe në Dhjetor 2021, ishte 5.0 %.

Në Itani, gjatë muajit mars 2022, inflacioni preku nivelin rekord 7.0 %. Ndërsa në muajin Shkurt 2022, ishte 6.2 % dhe në Janar 2022, ishte 5.1 %.

Inflacioni në Bullgari arriti në 8.4% në muajin Shkurt 2022. Rritja nisi që në fillim të vitit me 7.7% në Janar 2022.

Spanja preku në muajin Mars 2022 nivelin 9.8 %. Më herët në muajin Shkurt 2022, inflacioni ishte 7.6 % dhe në Janar 2022, 6.2 %.

Vala në rritje e inflacionit ka prekur GREQINË me një nivel prej 8.0 % në mars të 2022. Rritja është tepër e fortë nëse merret në konsideratë që në shkurt inflacioni shënonte 6.3%, dhe në janar 2022 ishte vetëm 5.5%.

Gjermani është goditur nga inflacioni në nivelin 7.6% në muajin mars. Në Shkurt 2022 ishte vetëm 5.5 %, ndërsa në Janar 5.1%.

Franca po ashtu po përjeton presionin inflacionist, me nivelin e inflacionit në 5.1%. Në shkurt inflacioni shënonte 4.2 %, ndërsa në Janar 2022, 3.3 %.

Portugalia po ashtu, sipas Eurostat ka shënuar një rritje të inflacionit. Nga 2.8% që ishte norma në dhjetor 2021, niveli u rrit në 3.4 % në Janar 2022, në 4.4% në Shkurt 2022, dhe në Mars 2022 kapërceu në 5.5%.

Më poshtë, shifrat e EUROSTAT për disa vende që tregojnë rritjen e ndjeshme të inflacionit.

Estonia: Mars 2022, inflacioni 14.8 %. Shkurt 2022, inflacioni 11.6 %. Janar 2022, inflacioni 11 %.

Austria: Në Mars 2022, 6.7 %. Në Shkurt 2022, 5.5 %. Në Janar 2022, 4.5 %. Në Dhjetor 2021, 3.8 %.

Kroacia: Në Shkurt, 6.3 %. Në Janar, 5.5 %. Në Dhjetor 2021 ishte 5.2%.

QIPRO: Mars 2022, 6.2%. Shkurt 2022, 5.8 %. Janar 2022, 5.0 %. Dhjetor 2021, 4.8 %.

Danimarkë: Shkurt 2022, 5.3 %. Janar 2022, 4.9 %. Dhjetor 2021, 3.4 %.

Finlanda: Mars 2022, 5.6 %. Shkurt 2022, 4.4 %. Janar 2022, 4.1 %. Dhjetor 2021, 3.2 %.

Luksemburg: Mars 2022, 7.9 %. Shkurt 2022, 7.8 %. Janar 2022, 4.6 %.

Hungaria: Shkurt 2022, 8.4 %. Janar 2022, 7.9 %. Dhjetor 2021, 7.4 %.

Zvicra: Shkurt 2022, 1.9 %. Janar 2022, 1.4 %. Dhjetor 2021, 1.3 %.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja