Shtrenjtimi i ushqimeve, ekspertët: Qeveria të mbështesë bujqësinë, prodhimi vendas ul çmimet! Bizneset t'i kontrollojë konkurrenca, jo bordet

Mbështetja e dhënë nga shteti për qytetarët dhe bizneset për të përballuar krizën e çmimeve, është e nevojshme në këtë moment thonë ekspertët, por të pamjaftueshme pasi institucionet ndërkombëtare kanë paralajmëruar zgjatje deri në 5 vjet të krizës.

“Masat e marra aktualisht janë të domosdoshme, por nuk janë të mjaftueshme sepse kriza e çmimeve po vazhdon dhe i ka prekur të gjithë. Duhet të zgjerohet mbështetja, marrim si shembull pensionistët që marrin më pak se gjysma e pagës minimale, por duhet të zgjerohet që të përfitojnë edhe pensionistët e tjerë”, thotë studiuesja e politikave ekonomike Dorela Beqaj.

Skemë mbështetje duhet të ketë edhe për të punësuarit informal.

“Duhet të bëhet një skemë për nxitjen e deklarimit të punonjësve informalë duke  ofruar subvencion për këtë kategori që të formalizohet, por pa pasur penalitete pasi penalitetet i bëjnë sipërmarrësit të stepen”, tha Beqaj.

Bujqësia duhet të jetë një nga sektorët prioritare që duhet të marrë mbështetje nga qeveria, pasi shtrenjtimi i plehrave kimike dhe inputeve po frenon prodhimin.

“Kemi rritje të çmimeve të inputeve bujqësore që kanë sjellë mos prodhim dhe refuzim për të prodhuar nga fermerët vendas. Duhet të kemi parasysh që kriza aktuale është krizë oferte. Ne kemi mundësi që ta zbusim efektin e kësaj krize duke prodhuar më shumë drithëra dhe sado e fragmentizuar që është ekonomia dhe toka bujqësore, mendoj se duhet të ketë subvencione të inputeve bujqësore për të gjithë fermerët në mënyrë që të nxitet prodhimi vendas dhe të zbuten efektet e krizës nëpërmjet prodhimit vendas”, tha ekspertja ekonomisë.

Sa i takon ngritjes së dy bordeve për caktimin e marzheve të fitimit për disa produkte të shportës dhe për hidrokarburet, ekspertja Dorela Beqaj thotë se kontrolli duhet të bëhet nga Autoriteti i Konkurrencës.

“Në vend të bordeve për të fiksuar çmimet dhe fitimet, mendoj se duhet të funksionojë më mirë autoriteti i konkurrencës për të parandaluar abuzimet në çmime nga bizneset. Bizneset duhet të punojnë me çmimet e tregut”, tha Beqaj.

Çmimet e larta kanë prekur thuajse të gjithë qytetarët pavarësisht nivelit të jetesës, pasi për të njëjtin produkt të shportës paguajë deri 9% më shumë se vjet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 02/05/2022 09:03

    Nga nje vend qe jo vetem arritem te prodhonim 100% buken vete, por dhe te eksportonim jashte shtetit ushqime dhe cfare ushqimesh, nga me cilesoret. Sot ne varemi totalisht nga importi. Gje qe influencon direkt ne cmim, te shtojme dhe keta palaco tregtare spekulante sot populli shqiptar duhet te beje mire llogarite per te arritur ne fund te muajit. Ja kete na la trashegimi Berisha, duke shkaterruar cdo gje, shkolla, fabrika tekstile ushqimore, toke qe e ndau me ligjin 7501 ne ngastra te vogla me pronar cdo parcele e sot nuk krijohet dot nje ferme apo kooperative private sepse duhet te besh bashke 100 pronare (e parealizueshme). Dhe gjeja kem e keqe qe kemi trashegimi nga Saliu eshte mentaliteti. Ai shkaterroi mentalitetin e te punuarit. Ku shqiptaret duan te pasurohen pa punuar e duke vjedhur, duke mos respektuar ligjet e shtetit. Dhe ky eshte gabimi me i rende qe do shume vite te rregullohet, dmth do breza.. Prandaj dhe pesimizmi ne popull ka arritur kulmin. Sepse pretendon qe te kete nje zgjedhje me te mire se qeveria. Sepse zakonisht opozita duhet te jete alternativa me e mire qe te vije ne pushtet. Por shikon qe alternativa eshte perseri Berisha, ketu eshte fundi i botes..:(

    Përgjigju
  • Gripi: 01/05/2022 22:26

    Autoriteti i konkurences duhet shkrire dhe bashke me kryetarin Biba duhet te shkojne me burg per krime kundra popullit. Jane mijra inspenktore shteteror qe trashin qafen me rryshfetin qe ju japin Oligarket. Kemi K/inspektorin ish prokuror te koruptuar dhe qe vetem per punen e tij nuk flet, por na flet per zgjedhjen e presidentit. Perse nuk liberalizohet tregu por e kontrolloni ne memyre skandaloze me bordet qe jane ne funksion te oligarkrvr. A eshte vendosur ndonje gjobe ketyre oligarkeve qe kane spekuluar? Si mund td nsryshoje cmimi i naftes brenda 12 oresh? Ku i kane rezervat 3 mujore sipas ligjiy? A kontrollohet ndonjehere cilesia e vajit qe keta e quajne luledielli? Perse vetem me vaj,miell, oriz dhe sheqer do ushqehet ky popull? Veza, qumeshti, kosi, djathi nuk quhen nga keto borde kriminale? Shtet i mbaruar digjital.

    Përgjigju
  • daku: 01/05/2022 21:05

    ndoshta duhen pare struktura e tregut - konkurrenca, etj, per ta zbutur efektin e krizes tek cmimet

    Përgjigju
  • Riku: 01/05/2022 18:03

    Ore mbeshtesni former ke te doni po mos harroi pagat

    Përgjigju
  • Drini: 01/05/2022 16:46

    NE rrjetin e shitjes me pakice , nje biznes ne pronesi te nje deputti te PS-se, zbatohet skema ndryshe eshte cmimi i afishuar e ndryshe ne kase. Diferencat jane nga 15 -25 %. E kam fjalen per BIG-MARKET. Shkurt vjedhin dhe nuk kane frike fare. Ndersa qeverise i intereson kjo situate sepse mbush arken e rrjedhimisht mund te VJEDHIN me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin