Rritja e çmimeve/ Fëmijët shpenzojnë më shumë lekë gjatë pushimit në shkollë, sociologia: Prindërit t’i mësojnë që të marrësh bukë me vete s’është turp

Në datat 21-27 Mars është java globale e parasë. Jo vetëm në familje, por edhe në shkolla është e rëndësishme të flitet për paranë dhe menaxhimin e saj.

“Nëna mua më jep 5000 mijë lekë të vjetra në ditë. Kur shkoj në byrekore për të marr s’marr dot se ka vajt nga 300 në 700 lekë të vjetra një byrekë.“

“Po prindërit normalisht mërziten se kohë krize, filloj dhe lufta.”

“Unë marr po prapë 2000 mijë lekë të vjetra, por nuk blej dot të njëjtat gjëra ose nuk blej fare.”

“Normale që nuk u kam kërkuar prindërve para me ngulm”

“ 500 lekë më përpara, ndërsa tani marr 1000-1500, dhe ka raste që i prish të gjitha.”

Në një intervistë për Report Tv sociologia Entela Binjaku thotë se në shkolla duhet të rivlererësohet kurrikula mësimore e të flitet më shumë për paranë dhe menaxhimin e saj. Më pak presion social nga mania për të shpenzuar sa më shumë para gjatë pushim në shkolla dhe se të marrësh bukë me  vete nuk është aspak diçka e keqe, por përkundrazi e shëndetshme.

“Fëmija në të përditshmen e  vetë  herë kërkon se i nevojitet, herë  kërkon se nuk kërkon të mbetet pas të tjerëve, herë për shkak të presionit  të të tjerve mbi to është i lartëdhe shumë herë prindërit vendosen në vështirësi, pikërisht për shka k të këtyre vështirësive me të cilët përballen fëmijët e tyre. Përsëri këtu elementi bazë është edukimi që të rishikohet nevoja e përmirësimit të kurrikulave tona mësimore.”- tha sociologia Entela Binjaku .

Por ka dhe prindër që kanë zgjedhur forma të tjera të edukimit të fëmijëve mbi paratë. Nuk u japin asnjë qindarkë dhe ua përgatisin bukën me vete që në shtëpi.

“Asnjëherë nuk u jap asnjë lekë. Merr bukë me vete në çantë nga shtëpia.”- tha një prind.

“Asnjë lekë në dorë nuk u jap.”

“Thjesht për edukim që mos i mësojmë me lekë.”

Megjithatë ndryshimi i çmimeve të disa prej produkteve i ka bërë shqiptarët më kursimtar.

“Duhet të mendojmë për nesër”.-tha një tjetër prind.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/03/2022 22:56

    Neve me /buke me vete/ jemi rritur.Ushqime te thjeshta sipas mundesise.Kur filloi demokracia filluam te blinim ndonje panine me qofte nga tregetaret ambulante qe na vinin para shkolles,por edhe ndonje cokollate o ndonje gje te vogel aty-ketu,por asnjehere dite per dite.E keqja sot eshte se po te marresh buke me vete,te konsiderojne si varfanjak.Duhet hequr kjo mendesi.

    Përgjigju
  • Emigrant: 26/03/2022 22:48

    Pordhet e shqiptarëve nuk kanë të sosur, në Gjermani fëmijët në pjesën dërmuese e marrin bukën me vete nga shtëpia, dhe po flasim për standarte jete në Gjermani!!

    Përgjigju
  • Luani: 26/03/2022 21:50

    Po nje mence ne shkolle do ishte e paimagjinueshme? Prinderit le t’i paguajne nje tarife fikse mujore shkolles per koston e ushqimit. Kur prinderit jane te varfer, tarifen le ta paguaje shteti.

    Përgjigju
  • Gripi: 26/03/2022 21:15

    Nuk eshte turp, madje eshte e shendetshme por mund ta pyesim kete sociologen se ku do i blejne ushqimet me cmim normal prinderit e ketyre femijeve? Ju kushton me lire qe femijet e tyre te hane nje molto me vaj palmw apo ti bejne buken me vete me gjerat e nevojshme. Problemet sociale jane shume me te mprehta se keshillat e kesaj sociologeje qe na meson se cfare te bejme.

    Përgjigju
  • Alket: 26/03/2022 20:28

    Shum e vertet ne shqiperi te marresh buk me vere esht turp, ne itali te marresh buk me vete esht nje gje qe shifet shum shum mire. Ai populli duhet te ndryshoj komplet sepse cdo gje e bejn nga e prapa.

    Përgjigju
  • Artan: 26/03/2022 20:15

    Shqiptarët pordhë e madhe, të marrësh bukë me vete nga shtëpia qënka turp. Unë kam jetuar në disa shtete të evropës perëndimore dhe kam marrë ushqim me vete nga shtëpia shpesh, nuk ishte aspak turp. Kishte dhe shumë të pasur që e merrnin ushqimin nga shtëpia shumë shpesh. Të blesh ato ushqimet e fast-food (që një zot e di se çfarë cilësie kanë) duhet të jetë turp. Folini mendjes dhe jepuni fëmijëve ushqim të shëndetshëm nga shtëpia. Kam përshtypjen që këto lloj mendimesh nuk janë vetëm në Shqipëri, por ashtu është gjithë evropa jugore dhe jug-lindore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë