Rritja e çmimeve, Kurti: Do të kemi paketë masash, ata që fajësojnë qeverinë s'e kanë pasur kurrë brengë çmimin e bukës

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Albin Kurti thekson se në ditët në vijim do të ketë një paketë masash për të ndihmuar qytetarët.

Më tej Kurti thekson se me rritjen e çmimeve në vend, po tentohet të fajësohet Qeveria e Kosovës.

Ai në fund thekson se ata që po e fajësojnë Qeverinë, janë ata që nuk e kanë brengë çmimin e bukës.

Statusi i Kurtit në Facebook
Kosova, sikurse e gjithë bota, i është ekspozuar një inflacioni që kryesisht vie si rezultat i katër faktorëve: shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve për shkak të pandemisë, rikthimit të konsumit global më shpejt sesa që mund të përshtatej prodhimi i cili gjatë pandemisë ishte stopuar, rritja në nivel global e çmimit të energjisë dhe spekulantët e ndryshëm që bëhen profiterë të krizave.

Shkalla e inflacionit sipas Agjencisë së Statistikave në fund të muajit shtator ishte 4.9%, gjë që është në linjë me ngritjen globale të çmimeve për disa produkte.

Mirëpo, ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një fushate e cila trumbeton çdo ditë për rritje çmimesh dhe tenton të fajësojë Qeverinë për këtë.

Kjo, në njërën anë, synon t’ua shtrojë terrenin manipuluesve për të ngritur çmimet me pretekstin se tani jemi në një ambient ku secili çmim duhet të ngritet, pavarësisht se a ka ngritje të kostos apo jo, ndërsa, në anën tjetër, tenton të nxisë nervozë e panik te qytetarët.

Paniku dhe pritjet se do të ketë rritje çmimesh, ndikojnë në blerje të shtyera nga frika, gjë që pastaj rezulton në mungesë të produkteve në rafte, e rrjedhimisht edhe në ngritje të mëtutjeshme të çmimeve.

Një gjë të tillë kishin tentuar ta bëjnë edhe në fillim të pandemisë COVID-19 vitin e kaluar, me çmimin e miellit. Atëherë ne kishim bërë thirrje për qetësi, dhe kishim garantuar se askush nuk do të mbetej pa bukë. Ashtu edhe doli. Mirëpo, shumë qytetarë kishin përfunduar me sasi mielli nëpër shtëpitë e tyre, të blerë me çmim dy e trefish nga frika e mungesës së miellit dhe rritjes së çmimit. Fituesit e vetëm atëherë dolën të ishin tregtarët.

Të njëjtën gjë, pra qetësi e durim, po u kërkoj edhe tani teksa po punojmë që ditëve në vijim të kemi një pako masash që u vijnë në ndihmë qytetarëve.

Kurse ata që po fajësojnë Qeverinë tani, kurrë nuk e kanë pasur brengë çmimin e bukës, e as hallet e qytetarëve. Përndryshe do të kishin reaguar me kohë kur zaptohej toka bujqësore. Për 10 vite, më se gjysmë miliardë euro të taksave i kanë shpenzuar për bujqësi, e produktiviteti bujqësor ka pësuar rënie, sepse subvencionet nuk u shkonin bujqve por xhepave të miqve të tyre.

Janë po të njëjtit që nuk thanë asnjë fjalë kur fabrika e vajit në Ferizaj ishte shitur për skrap. E tani ankohen për çmimin e vajit të importuar!

Janë po të njëjtit që vitin e kaluar, në emër të rimëkëmbjes ekonomike kishin shpërblyer supermarketet e mëdha me qindra mijëra euro, përkundër faktit që ishin po ato biznese që kishin fitime rekord në kohë pandemie.

Andaj, injoroni të tillët.

Qeveria është në anën e qytetarëve.

 

Në Kosovë, buka shitet me 40 centë në disa furra, nga 35 centë që ka qenë më parë. Një rritje çmimesh kanë pësuar edhe produktet e tjera si mielli, vaji e sheqeri. Një tjetër shqetësim që është ngritur nga qytetarët është edhe rritja e çmimit të naftës, e cila gjatë javëve të fundit ka pësuar një rritje prej 40 centësh. Të gjendur përballë rritjes së çmimeve, qytetarët janë të shqëtësuar, ndërsa thonë për mediat vendase se xhepi i tyre nuk i përballon këto çmime.

 

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 27/10/2021 09:21

    Brenge per cmimin e bukes,madje tash, jo vetem te bukes,por gjit he shport es,e kane shumica e qytetareve te Kosoves.Ata qe nuk brengosen per "cmimin e bukes" jane vetem bizneset dhe politikanet.te gjithe te tjeret,jo vetem brengosen,por jane ne halle per jeten e mbijet imin.Sidomos pjesa e te papunesuareve,apo ata qe jane punesuar ne biznesin privat,Duhet dalluar ndares pensionistet e paafte fizikisht,pa mjete financiare e me semundje e pa barna,ata me ndihma sociale qe nuk jane pak. dhe jo pa brenga jane edhe mesuesit dhe kuadrot admisistrates se shtetit dhe politcia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se strukturat shtetërore i kanë kapacitetet për të përballuar stinën e përmbytjeve?



×

Lajmi i fundit

John

Putin: Njerëzit e vaksinuar me Sputnik nuk duhet të privohen nga e drejta për të udhëtuar