Rritja e çmimeve, Ministrja e Turizmit në Ksamil: Bizneset kanë detyrimin e transparencës së çmimeve për turistët
Ministrja e Turizmit dhe Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi kanë monitoruar situatën në bare, restorante dhe hotele në zonën e Ksamilit. Kumbaro tha se çmimet i vendos tregu, por është shumë e rëndësishme transparenca në raport me klientët.
"Jemi në monitorim të të gjithë sezonit turistik, që nga pastërtia, që nga menaxhimi i plazheve, por edhe për t'u siguruar që sezoni të shkojmë mirë edhe përkundrejt respektimit ndaj detyrimeve tatimore. Sigurisht ne nuk kontrollojmë çmimet, se është një treg i lirë, por është shumë e rëndësishme që të kemi një lloj qetësie të klientelës në raport me transparencën", u shpreh Kumbaro. Në bisedat me disa menaxherë subjektesh, Kumbaro tha se duhet të ofrojnë transparencën e plotë me menu jo vetëm brenda, por edhe jashtë restoranteve për të shmangur keqkuptimet me klientët, si edhe ofrimin e kuponit tatimor në çdo transaksion.
Investimet e reja lidhur me fiskalizimin bëjnë të mundur që subjektet të monitorohen në distancë nga administrata tatimore pa krijuar shqetësimet e kontrolleve të befasishme kur bizneset janë në kulmin e sezonit turistik.
Këtë vit, sipas drejtorit të përgjithshëm të tatimeve Ceno Klosi, është prioritare që bizneset të mos bezdisen më nga kontrolle masive, por të monitorohen në distancë dhe atje ku konstatohen probleme të merren masa.
"Arsyeja pse kemi ardhur me ministren e turizmit Kumbaro është sepse ka ankesa për mostransparencë. Qëllimi i vizitës është që të gjithë bizneset të kuptojnë që e mira e përbashkët është trasnparenca ndaj turistit pasi në momente të caktuara mund të sjellë fitime të vogla, por në plan afatgjatë shkakton dëme të pariparueshme", u shpreh Klosi.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.8%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2251
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Favorizoi vjehrrin, ILD i kërkon KLP-së 2 masa disiplinore për Kledian Llahon: Largim nga detyra si kreu i Prokurorisë së Sarandës dhe ulje page!
27 Janar, 11:48
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71 vjeçari në Sarandë
26 Janar, 15:00
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Delvinë/ 38-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri në lokal, në pranga autori (EMRAT)
25 Janar, 11:16
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
Shqipëria në Panairin Fitur në Madrid, Kumbaro: Garanci suksesi për vitin 2025
22 Janar, 14:03
-
Shqipëria merr pjesë në 'Fitur 2025', Kumbaro takime me ministra dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit
21 Janar, 13:20
-
Kumbaro: Shqipëria në panairin e turizmit ‘Fitur’ në Madrid, mes 152 shteteve
18 Janar, 14:05
-
Sarandë/ Akuzohet për përdhunimin e një vajze, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim
17 Janar, 16:29
-
UNEP vlerëson Shqipërinë për modelin e ruajtjes së biodiversitetit dhe ekoturizmit, Kumbaro: 5.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura
17 Janar, 15:44
-
Në hetim për korrupsion, kryeprokurori i Sarandës pezullohet nga detyra! SPAK: Veprime të paligjshme në favor të vjehrrit të tij
16 Janar, 11:10
-
Investitorët e rinj strategjikë/ I hapet rrugë ndërtimit të resortit me hotele e vila në Lëkurës të Sarandës, vlera 447 mln €
16 Janar, 07:31