Rritja e çmimeve për festat e fundvitit, qytetarët e Beratit: Do blejmë pak gjëra, s'kemi mundësi

Tradita e  trashëguar e mbushjes së tryezave gjatë festës së ndërrimit të viteve duket se po zhbehet nga viti në vit në qytetin muze të Beratit. Fakti që mallrat ekzistojnë në treg dhe ajo që vihet re është mungesa e të ardhurave bën që qytetarët mos të kushtëzohen më si dikur për të pasur gjithçka në tavolinën festive.

Nga një vëzhgim i bërë ditët e fundit në disa prej dyqaneve ushqimore dhe ato të fruta-perimeve vihet re një rritje e ndjeshme e çmimeve. Gati të gjitha çmimet e fruta-perimeve janë rritur krahasuar me disa ditë parë .

Këto dy tre ditë janë rritur çmimet. Duke parë rrogat e njerëzve, herë me punë e here pa punë, s’kemi blerë shumë gjëra. Ja, 1500 lekë qepa thotë tjetri. Unë dua 2 mijë lekë bukë në ditë, jam vetë i pestë.

Jan ngritur çmimet këtë vit. Ku kemi ne. S’kemi lekë.

Shumë shtrenjtë janë në krahasim me vjet.

Çmimet janë rritur në stratosferë, sidomos për ne pesnionistët që s’kemi mundësi.

Blerësit

Përballë kësaj situate dhe me të ardhura ose të njëjtat ose më të pakëta se një vit më parë qytetarët shprehen se e kanë të pamundur të blejnë gjithçka për tavolinën e festës, madje janë të limituar edhe tek produktet më kryesore

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës