TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sot për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për ata që harxhojnë më shumë se 800 kw. Sipas Tabakut, kjo rritje e çmimit do të prekë rreth 100 familje të shtresës së mesme, që do të rëndojë xhepat e tyre në kohë krize.

Tabaku ka publikuar një skemë, në të cilën pasqyrohen sesa do paguajnë qytetarët për 900 kw energji të harxhuar, 1000 kwh dhe 1100 kwh, me çmimin e ri që do të jetë 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat të harxhuar që kalon fashën 800 kwh.

“Ritet deri në 4 herë çmimi për 100 mijë familje të shtresës së mesme. Ka një rregull të artë në ekonomi; gjatë krizës mos rrit taksat. Fatkeqësisht ky është rregulli artë i kësaj qeverie: gjatë krizës transfero koston e keq qeverisjes, korrupsionit te qytetarët”, shkruan Tabaku.

Skema e publikuar nga Tabaku

Për 900 kwh energji elektrike të konsumuar

Para rritjes së çmimit: Qytetarët do paguajnë 9120 lekë

Pas rritjes së çmimit: Qytetarët do paguajnë 1416 lekë

Për 1000 kwh energji elektrike të konsumuar

Para rritjes së çmimit: Qytetarët do paguajnë 10260 lekë

Pas rritjes së çmimit: Qytetarët do paguajnë 19200 lekë

Për 1100 kwh energji elektrike të konsumuar

Para rritjes së çmimit: Qytetarët do paguajnë 12540 lekë

Pas rritjes së çmimit: Qytetarët do paguajnë 24240 lekë

Skema e publikuar nga Jorida Tabaku 

Nga 1 tetori faturimi i energjisë elektrike nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë, si aktualisht me 9.5 lekë për kilovat. Këtë dimër, faturimi do të bëhet me çmim tregu, 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat që kalon mbi 800 kWH/muaj. Nën këtë vlerë do paguhet 9.5 lekë/kilovat.