Rritja e ekonomisë po ngadalësohet! FMN: Lufta në Ukrainë e konflikti në Gaza e Irak, rrezik për të ardhmen botërore

Milionat e turistëve, bumi i ndërtimeve dhe përqendrimi i investimeve kryesisht në pasuri të paluajtshme, duket se nuk janë të mjaftueshme për të garantuar qëndrueshmëri ekonomike. Ky konkluzion i Bankës Botërore, së fundmi mbështetet edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i cili thotë se ekonomia këtë vit do të ngadalësohet me 0.2%.

Në raportin e publikuar për ‘Ekonominë Botërore’ FMN, thotë se ekonomia këtë vit do të rritet me vetëm 3.1%. trendi rritës pritet të jetë i moderuar deri në vitin 2029, sipas institucionit ndërkombëtar në shifrat 3.4 dhe 3.5%. 

Me rritjen e parashikuar për këtë vit, vendi është poshtë Kosovës që do rritet me 3.8%, Malit të Zi që do jetë 3.7% dhe Serbisë që do të ketë rritje 3.5% sipas FMN. Ndërsa pas Shqipërisë është Maqedonia e Veriut me 2.7% dhe Bosnje Hercegovina me 2.5%. 

Në këtë raport FMN vlerëson se ekonomia botërore ka treguar qëndrueshmëri përballë goditjeve të vazhdueshme, nga pandemia, lufta e inflacioni. Por, të këto goditje ende janë rrezik për të ardhmen. 

Rritje të reja çmimesh mund të vijnë për shkak të tensioneve gjeopolitike, si lufta në Ukrainë, apo konflikti në Gaza dhe Izrael thuhet në raport. Kjo situatë mund të pasohet me norma të larta inflacioni përsëri dhe mund të sjellin barriera në tregtinë e mallrave. 

Tregjet e huaja kanë treguar se janë të ndjeshme nga konflikteve mes shteteve, pasi menjëherë pasi Irani sulmoi me raketa Izraelin çmimi i naftës bruto kapërceu në nivelin më të lartë që prej shtatorit të vitit 2023. 

RRITJA EKONOMIKE NË BALLKAN
Kosova               3.8%
Mali i Zi             3.7%
Serbia                 3.5%
Shqipëria            3.1%
Maqedonia e Veriut 2.7%
Bosnje                 2.5%
RRITJA EKONOMIKE SIPAS FMN 
Viti 2024      3.1%
Viti 2025      3.4%
Viti 2029      3.5%

S.G/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

8 orë në SPAK, Veliaj: Isha si bashkëpunëtor, patëm ezaurim total të çështjes së inceneratorëve! T'i forcojmë institucionet, mos t’i përgojojmë

8 orë në SPAK, Veliaj: Isha si bashkëpunëtor, patëm ezaurim total të çështjes së inceneratorëve! T'i forcojmë institucionet, mos t’i përgojojmë