Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme! FMN: Emigrimi dhe plakja e popullsisë, rrezik! Forcimi i lekut ndikoi pozitivisht

Tirane- Ekonomia e Shqipërisë ka performuar pozitivisht përgjatë vitit 2023, por do të ngadalësohet gjatë këtij viti me 0.3%. Ky është vlerësimi i bërë së fundmi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili parashikon që ekonomia e Shqipërisë këtë vit do të rritet me 3.3% nga 3.6% që është pritshmëria për vitin e kaluar.

“Perspektivat ekonomike të Shqipërisë pritet të mbeten të qëndrueshme. Rritja reale e PBB-së është parashikuar në 3.6 për qind në 2023 dhe 3.3 për qind në 2024 të udhëhequr nga konsumi privat elastik, me forcë të dukshme në aktivitetin e turizmit dhe të ndërtimit”, thotë FMN.

Edhe në këtë vlerësim të bërë thuhet se:“Shkalla e lartë e emigrimit të punëtorëve dhe plakja e popullsisë përbëjnë kërcënime shtesë për rritjen ekonomike”.

Ndryshe nga institucionet vendase të cilat pohojnë se inflacioni do të kthehet në objektiv brenda këtij viti, FMN thotë se ulja e inflacionit në 3%, mund të arrihet në vitin 2025, vetëm në rast se Banka e Shqipërisë vazhdon të rrisë normën bazë të interesit, dhe ta çojë në 4.5%, nga 3.25% që është aktualisht.

“Kthimi i inflacionit në objektiv ka të ngjarë të kërkojë disa rritje të mëtejshme në normën bazë. Një rritje graduale e normës së politikës drejt një qëndrimi gjerësisht neutral - e vlerësuar në rreth 4.5 përqind - do të ndihmojë në kthimin e inflacionit në objektiv deri në fillim të vitit 2025”, thekson FMN.

Pasiguritë për uljen e inflacionit janë të larta për shkak edhe të tensioneve ndërkombëtare dhe varësisë që Shqipëria ka ndaj motit për prodhimin e energjisë, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar por vlerëson se ka pasur ndikim pozitiv forcimi i lekut në mbajtjen në kontroll të çmimeve.

Po ashtu vendit i sugjerohet të ulë varësinë nga borxhi me normë të ndryshueshme, si dhe të mbajë në kontroll sektorin e energjisë dhe PPP-të pasi i konsideron si çelësi për ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/01/2024 02:29

    /Ndikim pozitiv forcimi i lekut/!! A e ka idene FMN e shkakut /te forcimit/ te lekut,apo vetem e di qe /u forcua/?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori