Rritja e numrit të turistëve, operatori turistik në Report Tv: Ka ndikuar shtimi i fluturimeve me vendet e tjera dhe kompanitë low cost

Flukset turistike drejt vendit tonë këtë vit janë në rritje, ndërsa sipas INSTAT vetëm në katër muajt e parë ne vendin tonë kanë ardhur rreth 1.7 milionë të huaj. Operatori turistik Besnik Vathi tha në Report TV se ky vit paraqitet më i mbarë në turizëm, krahasuar me atë që lamë ku pati pengesë për shkak të luftës në Ukrainë, por edhe për shkak të pandemisë dy vite më parë. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Vathi u shpreh se turistët i kanë bërë pronotimet që më parë.

“Vitin e kaluar pati pengesë për shkak të luftës, ndërkohë që ky vit është shumë më i mbarë. Përsa i përket kohës për turizmin e plazheve, Shqipëria nuk e ka problem, pasi të gjitha rezervimet dhe pronotimet nuk janë të minutës së fundit, janë të prenotuara prej kohësh. Shansi i mirë apo i keq për atë person që i qëllon kohë e keqe”, tha ai.

Sa i takon rritjes së numrit të turistëve, sipas Vathit ka ndikuar rritja e numrit të fluturimeve me vendet e tjera, si edhe kompanitë ajrore low cost. Këtë dy faktorë, sipas tij kanë ndërtuar ura lidhëse për turistët që të vizitojnë vendin tonë.

“Më shumë do të përmend një fakt tjetër, hapja e Shqipërisë në aeroporte të tjera. Aeroporti i Tiranës ka qenë pengues për shkak të shërbimeve. Ndërkohë janë shtuar fluturimet, ardhja e kompanive loë cost, e vetëm një kompanie që na ka sjellë dyfishin e fluturime në raport me atë ca kanë pasur një kompani ajrore në 2019. Ka bërë që të ketë ura lidhëse, aeroporti ka dyfishuar numrin e personave që fluturojnë, kjo ka bërë që të përfitojë turizmi shqiptar”, thekson ai.

Ndër turistët që vizitojnë më shumë Shqipërinë, Vathi rendit ata që vijnë nga Greqia, Italia e Britania, zona ku ka edhe më shumë rezidentë shqiptarë. Ndërkohë, Vathi thekson se ka një rritje shumë të madhe të turistëve spanjollë, pasi në dy vitet e fundit janë vendosur linjat direkte Spanjë-Shqipëri, në ndryshim nga vitet më parë.

"Greqinë, Italinë, Britaninë, dhe ato vende që kanë thjeshtë turistë realë fillojnë nga numri 4 ose 5. Pasi mbarojnë këto vende që kanë rezidentë të huaj me kombësi shqiptare, fillojnë polakët, cekët, gjermanët, spanjollët. Spanjollët vërtetë kanë rritjen më të madhe, pasi gjatë viti të kaluar dhe këtë viti fluturimet janë bërë direkt për në Spanjë, ka 10 deri në 12 fluturime në javë nga Spanja. Deri në 2019 nuk kishte", thekson ai. 

Një problematikë që ka ende shumë punë për t’u zgjidhur, Vathi shprehet se është mungesa e fuqisë punëtore dhe kualifikimi i stafit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës