Rritja e rasteve me COVID-19, Holanda në prag të mbylljes totale deri në mes të janarit

Rritja e rasteve me COVID-19, Holanda në prag të mbylljes totale deri në mes të janarit

Holanda ka vendosur të bëjë kufizime gjithëpërfshirëse të koronavirusit duke përfshirë një bllokim që do të qëndrojë në vend deri në mes të janarit për shkak të rritjeve të rasteve me COVID-19. Shkollat, dyqanet jo-thelbësore dhe muzetë do të mbyllen të gjitha nga mesnata e së martës, sipas mediave lokale.

Shkollat ​​fillore dhe të mesme do të duhet të kalojnë në mësimin online dhe njerëzit do të nxiten të qëndrojnë brenda sa më shumë që të jetë e mundur.

Sipas raportime të mediave mbyllja do të jetë në fuqi deri më 19 janar 2021, por asnjë njoftim zyrtar nuk është bërë ende, por Kryeministri Mark Rutte pritet të dalë në deklaratë.

Që nga fillimi i pandemisë Holanda regjistron 621,944 raste pozitive dhe 10,082 viktima nga COVID-19. Ditën e djeshme ishte Gjermania që bëri mbylljen totale të vendit deri në 10 janar pasi masat kufizuese nuk ishin duke funksionuar.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës