Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 1.074 raste të tjera dhe 24 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 166.741, ndërsa ai i viktimave në 5.632.
291 të infektuar fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 151.692 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 9.417.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 1.093.646 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 7.571 teste të kryera brenda ditës së fundit.