Rritje e rasteve të dhunës gjatë izolimit, Kim dhe ambasadorja e Suedisë forum me 13 organizata: Thirrje institucioneve e policisë

Rritje e rasteve të dhunës gjatë izolimit, Kim dhe ambasadorja e Suedisë forum me 13 organizata: Thirrje institucioneve e policisë

Pamje nga forumi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim dhe Ambasadorja e Suedisë Elsa Håstad organizuan një forum me 13 organizata që merren me cështjen e dhunës me bazë gjinore që është shumëfishuar gjatë pandemisë për shkak të izolimit.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë  përmes një postimi në Facebook shkruan  se dy ambasadoret kanë diskutuar hapur mbi përpjekjet e shtuara të organizatave dhe sfidat e tyre në përgjigje të ndikimit që pandemia ka pasur në viktimat e dhunës me bazë gjinore, nga rreziku më i lartë i dhunës nga pjesëtarë të familjes.

Sipas saj në prill, "Linja Kombëtare për Gra dhe Vajza" mori 975 telefonata raportuese krahasuar me 312 në prill të 2019-ës dhe 90% e tyre morën shërbime mbështetëse nga organizatat vendore që punojnë me çështjet e dhunës me bazë gjinore.

Ato bënë thirrje për nevojshmërinë e një përgjigjeje më gjithëpërfshirëse nga publiku dhe institucionet qeveritare, përfshirë edhe policinë, në parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhënien e mbështetjes për viktimat e saj.

Postimi i plotë:

Për të adresuar shqetësimin në rritje të numrit të lartë të rasteve të dhunës me bazë gjinore gjatë kufizimeve të COVID-19, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim dhe Ambasadorja e Suedisë Elsa Håstad organizuan një forum me 13 organizata që punojnë me këtë çështje. Të dyja Ambasadoret patën një diskutim shumë të hapur mbi përpjekjet e shtuara të organizatave dhe sfidat e tyre në përgjigje të ndikimit që pandemia ka pasur në viktimat e dhunës me bazë gjinore, nga rreziku më i lartë i dhunës nga pjesëtarë të familjes, mungesën e mjeteve financiare për shkak të punësimit informal, rrezikun më të lartë të problemeve shëndetësore, deri tek rritja e vështirësive në qasjen ndaj drejtësisë për shkak të masave kufizuese.

Në prill, Linja Kombëtare për Gra dhe Vajza mori 975 telefonata raportuese krahasuar me 312 në prill të 2019-ës, dhe 90% e tyre morën shërbime mbështetëse nga organizatat vendore që punojnë me çështjet e dhunës me bazë gjinore. Ambasadoret bënë thirrje për nevojshmërinë e një përgjigjeje më gjithëpërfshirëse nga publiku dhe institucionet qeveritare, përfshirë edhe policinë, në parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhënien e mbështetjes së nevojshme për viktimat e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)