Indeksi PMI, që përmbledh në tërësi rajonin, qëndron në kuotat 54,4 në muajin nëntor, kundrejt 53,9 në muajin tetor, duke evidentuar në këtë mënyrë zgjerimin më të fortë të zonës euro që prej majit të vitit 2011.
Meqënëse PMI-ja është më e lartë se 50 pikë, do të thotë se aktiviteti ekonomik ka avancuar, ndërkohë që, nëse kjo shifër do të ishte më e ulët se ky prag, atëherë do të kishim një regres të ekonomisë.
"Forcimi i rritjes së biznesit dhe i krijimit të vendeve të punës është një faktor më i dukshëm se ngjarjet tragjike që përjetoi Parisi fundjavën e kaluar, që ngadalësuan zgjerimin e aktivitetit ekonomik në Francë, kryesisht në sektorin e shërbimeve", u shpreh Chris Williamson, kryeekonomist në "Markit".