Ndërkaq, Shqiptarja.com zbardh prioritetet kryesore që parashikon ministrja për të realizuar gjatë vitit 2018, si dhe arritjet që evidenton qeveria për vitin 2017. Një nga prioritetet kryesore në sektorin e shëndetësisë është ulja e kohës së reagimit të urgjencave nga 18 minuta në 2017 në 16 minuta gjatë 2018, pra 2 minuta më shpejt. Një kohë kjo, për të shpëtuar jetë njerëzish. Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale parashikon hapjen e 8 qendrave të reja shëndetësore. Në planin buxhetor të ministrisë, synohet që gjatë vitit 2018 të mbyllet rikonstruksioni në spitalin e Korçës, Gjirokastrës dhe Sarandës.
Shëndetësia
Arritjet për vitin 2017:
-U shtua me 20% numri i ambulancave aktive;
-U shtua 1 helikopter në Shërbimin e Urgjencës;
-Filloi funksionimi i Urgjencës Kardiake 24/7 dhe Urgjencës cerebrale në QSUT;
-Funksionon shërbimi i urgjencës në pikat turistike gjatë sezonit.
-Është ngritur Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, qendra e komandë-kontrollit, e cila prej 3 prillit i shërben 680 mijë banorëve të kryeqytetit;
-Mbi 300 000 qytetarë, pjesëtarë të 80 mijë familjeve të varfra ose me të ardhura të pakta përfitojnë kujdes mjekësor falas nga mjeku i familjes;
-U ulën ndjeshëm tarifat për vizita dhe trajtime tek mjekët specialistë për personat e pasiguruar, 600 mijë qytetarë të pasiguruar përfitojnë nga vizitat falas tek mjeku i familjes dhe tarifat e ulura në kujdesin shëndetësor të specializuar, si edhe nga skema e rimbursimit falas për sëmundshmërinë kronike;
-Shërbimi parandalues dhe diagnostikimi i hershëm i sëmundjeve për të paktën 480 mijë persona që do të kryejnë kontroll mjekësor bazë periodik;
-Ofrimi i shërbimit parësor nëpërmjet zgjerimit të skemës së medikamenteve nga 489 në vitin 2015 në 500 në mbyllje të këtij viti;
-Rikonstruksion dhe pajisje të reja për 5 poliklinika në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, etj;
-Rritja e eksesit të pacientëve për shërbimin e dializës nëpërmjet ofrimit në 5 qendra të reja;
-Reduktimi i vazhdueshëm i numrit të shpërthimeve epidemike me burim ndotjen e ujit në më shumë se 2 herë në vit për 2017, krahasuar me mesatarisht me 4 herë në vit për 2012-2013;
-Koha e përgjigjes në urgjencë është ulur në: Nga 20 minuta në 2016 në 18 minuta këtë vit në zonat urbane; nga 45 minuta në 2016 në 43 minuta këtë vit në zonat interurbane; sigurimi i qëndrueshmërisë së mbulesës vaksinale për vaksinat e kalendarit në masën 95%.
Prioritetet për vitin 2018:
-Synohet të ulet koha e reagimit të urgjencave mjekësore ndaj qytetarit për zonat urbane nga 18 minuta në 2017 në 16 minuta në vitin 2018 dhe për zonat interurbane nga 43 minuta në 2017 në 40 minuta në vitin 2018;
-Kohëpritja për angiografinë synohet të ulet nga 55 ditë në 2017 në 30 ditë në vitin 2018 duke vënë në funksionim hemodinamikën në Fier.
-Ulja e kohës së pritjes për rezonancën magnetike dhe skanerin në të gjitha spitalet.
-Zgjerimi i paketave të shërbimeve të hartuara për trajtim mjekësor të specializuar për pacientët ditorë(autizmi, sindroma Down, kujdesi paliativ, kataraktit, kirurgjisë vazale, etj).
-Përmirësim i ofrimit të shërbimit parësor nëpërmjet zgjerimit të skemës së medikamenteve në vitin 2018 për të gjithë popullatën e siguruar ose jo.
-Synohet realizimi i ndërhyrjeve konkrete për investime në infrastrukturën e shëndetit parësor dhe atë spitalor si: Pediatria dhe qendra e informacionit në QSUT; ndërtesa e mjekësisë interne. Ndërtesa (rreth 9 000 m2) do të ketë 185 shtretër si dhe 80 shtretër terapi intensive.
Do të ofrohen hapësira të mjaftueshme për shërbimet kardiologji, pastro hematologji, endokrinologji, hematologji, nefrologji dhe dializë; përfundimi i punimeve të ndërtimit dhe kompletimi me pajisje i kirurgjisë së Përgjithshme në QSUT(7 salla operacioni dhe 32 reparte të kirurgjisë së përgjithshme me nga 30 shtretër secili, laboratori histologjik dhe 11 shtretër për terapinë intensive. Këto salla do të mbulojnë rreth 20 000 operacione në vit);
-Godina e re e farmacisë në QSUT;
-Klimatizimi i Godinës së Qendrës Kombëtare të Shëndetit Mendor;
-Rikonstruksion i Dispancerisë. Kjo qendër e rëndësishme e kujdesit shëndetësor në Tiranë ofron shërbime për rreth 20 000 pacientë në vit;
-Kompletimi i Shërbimit Kombëtar të Urgjencave;
-Spitali Sarandë: mbyllja e punimeve të ndërtimit për kirurgjinë dhe maternitetin, shoqëruar edhe me blerjen e pajisjeve mjekësore dhe të hotelerisë kirurgjikale;
-Spitali Korçë: përfundimi brenda vitit 2018 i rikonstruksionit dhe një shtesë për maternitetin shoqëruar me 80 milionë lekë pajisje mjekësore dhe hotelerie;
-Rikonstruksioni i Poliklinikës Gjirokastër (Kooperacioni Italian);
-Finalizimi i procedurave për ndërtimin e spitalit Rajonal Fier si një qendër ekselence shërbimesh;
-Plotësimi i nevojave për mjek specialistë në rrethe nëpërmjet një plani të strukturuar i cili do të përfshijë rritjen e pagesës së mjekëve specialist, nga 1 milionë në 2-2.5 milionë për ata që do të pranojnë të punojnë në rrethe;
-Përgatitja e studimit/përzgjedhjes për ndërtimin e 8 qendrave të reja shëndetësore.
Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com